E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Del lista e targave/Jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen, dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve, pas skandalit të publikimit të pagave.

Sot skandali është thelluar me publikimin e një databaze me targat e makinave të shqiptarëve. Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ende nuk ka informacione nëse këto të dhëna kanë dalë nga i njëjti server nga ku kanë dalë dy databaza të mëparshme, që kanë të bëjnë me pagat dhe numrat e telefonit. Tre ditë më parë opinioni publik u njoh me të dhënat e 630 mijë qytetarëve, si karta ID dhe pagat, për muajin janar.

Dje u publikua një databazë e dytë me të dhënat e 695 mijë qytetarëve, që ndryshe nga e para kishte 60 mijë emra më shumë dhe numrat e telefonit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...