Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Amnistia fiskale/Ish-zv.ministrja e Financave kundër nismës së Qeverisë

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Amnistia fiskale/Ish-zv.ministrja e Financave kundër nismës së Qeverisë

“Një zgjidhje afatshkurtër që shkakton probleme afatgjata”. Kështu e cilëson projektligjin e Amnistisë Fiskale, ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj. Përvoja e vendeve që e kanë aplikuar, sipas saj, ka treguar se janë arkëtuar më pak të ardhura nga çfarë parashikohej, ndërsa edhe më të larta kanë qenë kostot të tilla si rrënimi i moralit të taksës apo rritja e padrejtësisë në trajtimin fiskal. Pavarësisht kundërshtive të hapura nga shoqatat e biznesit, ekspertët, por dhe institucionet ndërkombëtare, qeveria duket e vendosur për ta çuar deri në fund këtë nismë me argumentin se injekton para për ekonominë dhe u shërben emigrantëve.

Por Beqiraj thotë se në kushtet aktuale, etje për para ka vetëm buxheti i shtetit.

“Pagesat e kripura të PPP-ve, borxhi i lartë, pandemia, por edhe situata stagflacioniste, e cila po godet jo vetëm ekonominë shqiptare, por edhe atë botërore, e ka gjetur qeverinë të papërgatitur dhe me pak mundësi për manovër.

Në këto kushte, ky sektor ka nevojë për më shumë para në arkë dhe amnistia është një zgjidhje e shpejtë dhe e shkurtër për ta mbushur atë”.

Përkundrejt një detyrimi tatimor modest, që varion nga 5 deri në 10 për qind dhe pa penalitete qytetarët mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro pasuri. Por,u përgjigjet kjo shifër “kursimeve të emigrantëve”? Për eksperten e ekonomisë, emigrantët nuk janë përfituesit kryesorë të kësaj amnistie.

“Ka arsye të forta për të besuar se shqiptarët kanë para në parajsat fiskale. Përtej fakteve tanimë të ditura që një pjesë e mirë e PPP-ve financohen nga kapitale shqiptare të emigruara në parajsa fiskale, shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të caktuar grumbullojnë në parajsat fiskale plotësohen katërcipërisht nga vendi ynë. Pra, më tepër se amnisti për emigrantët, është amnisti për paratë e emigruara në parajsa fiskale apo paratë e siguruara nga aktivitete të paligjshme”.

Qeveria vendosi të rikthejë amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të hasura nga opozita, biznesi, ekspertët, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore së fundmi dhe nga Komisioni Evropian. Si e shihni ju këtë nismë?

Nëse çdo ekonomist të informuar do ta pyesnit për togfjalëshin “amnisti fiskale” do të përgjigjej: “Një zgjidhje afatshkurtër që shkakton probleme afatgjata”. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një amnisti, e cila përfshin riatdhesimin e kapitaleve nga juridiksione të tjerë fiskalë. Konsiderohet një zgjidhje afatshkurtër, nëse u referohemi përfitimeve që lidhen kryesisht me rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe një problem afatgjatë nëse u referohemi efekteve negative që ajo mund të shkaktojë në lidhje me zbatimin e mëtejshëm të ligjit dhe sjelljen ndaj pagesës së taksave.

Deri në vitin 2015, në vendet e OECD-së janë aplikuar plot 47 amnisti, ku 13 prej të cilave kanë qenë amnisti të ngjashme me këtë që është propozuar nga qeveria. Pra, amnisti që kanë synuar edhe riatdhesimin e kapitaleve që ndodhen jashtë vendit. Pas 2015 kanë qenë kryesisht vendet në zhvillim, të cilat kanë pasur nevojë urgjente për para në arkën e shtetit ato që kanë ndërmarrë programe amnistie, të cilat synonin riatdhesimin e aseteve dhe kapitaleve, si Brazili, Indonezia, Meksika, Argjentina, Kili, Kenia dhe Turqia. Të dhënat e mbledhura tregojnë që riatdhesimi i kapitaleve kryesisht nga parajsat fiskale ka rezultuar me përfitime për buxhetet e këtyre vendeve. Përshembull, Argjentina ka arkëtuar nga amnistia 100 miliardë dollarë, Brazili 16 miliardë dollarë apo Indonezia rreth 321 miliardë dollarë.

Një vështrim i kujdesshëm i rezultateve që amnistitë kanë gjeneruar tregon se: 1) nëpërmjet tyre janë siguruar shumë më pak të ardhura në buxhete sesa pritej, si dhe 2) ato janë shoqëruara me kosto të larta pasi administrata tatimore devijon nga procedurat normale të mbledhjes së taksave, shkatërrohet morali i taksës, rritet padrejtësia në trajtimin fiskal, ulet neutraliteti i sistemit tatimor. Por ka pasur edhe amnisti të suksesshme. Përshembull, amnistia e ndërmarrë në vitin 2003 në Afrikën e Jugut është cilësuar nga FMN dhe BIS si një referencë ndërkombëtare suksesi. Përsa më sipër, mendoj që kundërshtimet me një proces amnistie lidhen me qartësinë e qëllimit edhe kushtet që do ta bënin këtë amnisti të suksesshme.

Sipas jush, cili është qëllimi i kësaj amnistie?

Qeveria thotë se një nga qëllimet është të injektojë para të nevojshme për ekonominë. Por të dhënat tregojnë se etje për para ka vetëm buxheti i shtetit, ose sektori publik. Fakti që raporti i rritjes së depozitave edhe kreditimit të sektorit privat është në favor të depozitave, ku depozitat janë rritur rreth katër herë më shumë sesa kredia, tregon që sektori privat nuk është në gjendje të thithë kapitalet e disponueshme, pra, nuk është se ka mungesë të tyre. Më shumë se të shtojmë paratë në depozita edhe të rrisim fondet disponibël me anë të amnistive, kemi nevojë të rrisim aftësitë edhe mundësinë e biznesit për t’i thithur ato.

Ndryshe është situata në sektorin publik. Pagesat e kripura të PPP-ve, borxhi i lartë, pandemia por edhe situata stagflacioniste, e cila po godet jo vetëm ekonominë shqiptare, por edhe atë botërore, e ka gjetur qeverinë të papërgatitur dhe me pak mundësi për manovër. Në këto kushte, ky sektor ka nevojë për më shumë para në arkë edhe amnistia është një zgjidhje e shpejtë dhe e shkurtër për ta mbushur atë. Për më tepër kur bëhet fjalë për amnisti që lidhet me riatdhesimin e kapitalit, do të kemi dhe një përmirësim të përkohshëm të bilancit të pagesave.

Komisioni Europian, FMN-ja, por dhe bizneset kanë ngritur shqetësimin se amnistia do t’i shërbejë pastrimit të parave që vinë nga krimi apo korrupsioni. A do të dëmtojë ajo biznesin duke pasur parasysh që lë shteg për evazion fiskal dhe konkurrencë të pandershme në treg?

Amnistia e propozuar ose falja këtë herë ka dy komponentë, atë financiar edhe atë penal. Deri tani janë bërë amnisti financiare, ku janë falur pjesërisht ose plotësisht detyrimet fiskale apo gjobat dhe kamatëvonesat. Me amnisti edhe penale, një individi apo biznesi mund t’i falen jo vetëm detyrimet financiare karshi shtetit, por ai çlirohet nga përgjegjësia penale për evazion fiskal, kontrabandë apo pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme.Asnjëherë nuk kemi pasur amnisti penale. Që të minimizohen efektet negative që ju përmendni, janë të rëndësishme momenti dhe parakushtet që duhen plotësuar para se amnistia të ndërmerret. Momenti ku një amnisti vlen të ndërmerret është kur rregullat ndryshojnë apo ashpërsohen. Në këtë rast është e domosdoshme të falet çfarë ka ndodhur në të kaluarën, duke u dhënë të gjithëve të njëjtën mundësi për të zbatuar rregullat e reja.

A jemi në kushte të ndryshimit të qenësishëm rregullave? Ose, cilat rregulla priten të ndryshohen? Madje, nëse një amnisti nuk pasohet nga një qartësim dhe ashpërsim i rregullave, efektet negative tejkalojnë efektet pozitive.Së dyti, një amnisti si kjo që propozohet duhet të ndërmerret vetëm kur plotësohen disa parakushte. Këtu përfshihet: Së pari, një administratë tatimore mjaft moderne që është e pajisur me aftësi edhe kapacitete të forta të përpunimit të informacionit në nivel vendas, ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, edhe është në gjendje të zbatojë teknika të dedikuara të analizës së riskut për individët e pasur.

Së dyti, kjo kompetencë duhet t’i jetë demonstruar publikut, duke u treguar shkelësve të deritanishëm të ligjit që ekziston një kërcënim i besueshëm që ato mund të zbulohen më pas nga administrata tatimore si tillë dhe së treti, ajo kërkon një kornizë efektive funksionale për parandalimin e pastrimit të parave që është në gjendje të zbusë rreziqet që vijnë nga amnistia. A janë plotësuar këto parakushte? As në qeveri nuk e besojnë që janë plotësuar. Më tej, një element tjetër thelbësor që do të ndikojë në efektshmërinë e saj është mungesa e konsensusit politik, i nevojshëm për të çuar te publiku mesazhin që në të ardhmen e afërt amnistia nuk do të përsëritet.

E them këtë për dy arsye: e para sepse amnistitë e shpeshta, qoftë edhe ato të pjesshme (që prej 2013 janë bërë 4 të tilla), shkatërrojnë moralin e pagesës së taksave, rrisin padrejtësinë në trajtimin fiskal, duke kthyer në avantazh konkurrues shkeljen e ligjit, edhe e dyta dekurajojnë administratën tatimore në përmbushjen e detyrave të saj.

Në draft është përcaktuar pragu 2 milionë euro për deklarimin vullnetar. A u përgjigjet kjo shifër kursimeve të emigrantëve?

Pyetje interesante, megjithëse i takon qeverisë të shpjegojë përse është vënë pragu 2 milionë dhe jo 3 apo 1 milion euro. A kanë bërë ndonjë studim për shumat e parave që kanë nën dyshek apo në kasaforta jashtë sistemeve bankare emigrantët shqiptarë?Megjithëse i është veshur petku i “përfitimit të emigrantin të thjeshtë”, i cili punon në ndërtim edhe në të zezë në Greqi apo Itali, nuk mendoj që ato do të jenë përfituesit kryesorë të kësaj amnistie. Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër nismës së amnistisë fiskale pikërisht me arsyetimin se kjo do të nxisë futjen në qarkullim të parave të pista, edhe parave që mbahen në parajsa fiskale nga shqiptarët dhe jo shqiptarët, pasi amnistia përfshin dhe jorezidentët, të cilët kanë një seli fiskale në Shqipëri.Ka arsye të forta për të besuar se shqiptarët kanë para në parajsat fiskale.

Përtej fakteve tanimë të ditura që një pjesë e mirë e PPP-ve financohen nga kapitale shqiptare të emigruara në parajsa fiskale, shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të caktuar grumbullojnë në parajsat fiskale plotësohen katërçipërisht nga vendi ynë. Ato lidhen me papajtueshmërinë e lartë tatimore, moralit të ulët në pagesën e taksave dhe padyshim lidhet pazgjidhshmërisht me stabilitetit financiar të vendit. Pra, më tepër se amnisti për emigrantët, është amnisti për paratë e emigruara në parajsa fiskale apo paratë e siguruara nga aktivitete të paligjshme.

Mekanizmat e kontrollit apo verifikimit janë me rëndësi për të mos lejuar kthimin e kësaj amnistie në një “minë me sahat”. A garantohen këto kushtet aktuale përmes një njësie që do të përmbyllë procesin në vetëm 5 ditë?

Amnistitë fiskale që përfshijnë riatdhesimin e kapitaleve zakonisht administrohen nga një njësi administrative qendrore e specializuar, e përbërë nga tatimorë dhe specialistë të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, të cilët do të gjykojnë aplikimet, por padyshim do të kërkojë edhe bashkëpunim të autoriteteve të tjera ligjzbatuese. Ndërkohë që duhet thënë se procesi nuk varet vetëm nga aftësitë apo profesionaliteti i këtyre ekspertëve, por varet shumë edhe nga bashkëpunimi që do ofrojnë vendet, nga të cilat kapitalet do të riatdhesohen.Bashkëpunim i cili duhet të jetë i shpejtë dhe në shkallë të gjerë.

Ju keni mbajtur pozicionin e zv/ ministres me këtë maxhorancë. Pse mendoni që këmbëngul qeveria për ta finalizuar këtë nismë, pavarësisht kundërshtive të hasura?

Unë kam qenë pjesë e qeverisë në mandatin e parë. Që atëherë, kanë rrjedhur shumë ujëra dhe kanë ndodhur shumë transformime në proceset sesi merren vendimet. Më duhet të them që edhe atëherë e kam pasur vështirë t’i arsyetoja dhe pranoja si të duhura disa vendime, jo më tani kur duket qartazi se proceset e vendimmarrjeve janë kufizuar në duart e pak njerëzve. Por një gjë e kuptoj fare mirë, buxheti ka nevojë për para. /Panorama

Tags: borxhi i lartëIrena Beqirajish-zv.ministrja e Financavepandemia

TË LIDHURA

Vjedhin pjesë këmbimi për automjete, kapet 43-vjeçari
Aktualitet

Vjedhin pjesë këmbimi për automjete, kapet 43-vjeçari

12:32 | 13/06/2025
Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet
Politikë

Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet

12:24 | 13/06/2025
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet për inspektorë

11:50 | 13/06/2025
Next Post
Ai i zgjedhim miqtë tanë bazuar tek aroma e ngjashme e trupit?

Ai i zgjedhim miqtë tanë bazuar tek aroma e ngjashme e trupit?

Ngjarja e rëndë në Japoni, Hideo Kojima kërcënon të padisë për postime të rreme

Ngjarja e rëndë në Japoni, Hideo Kojima kërcënon të padisë për postime të rreme

Kushi përgënjështron lajmin për mos-shpërblimin, Briken Çalja: Ti lemë mënjanë hipokrizitë

Kushi përgënjështron lajmin për mos-shpërblimin, Briken Çalja: Ti lemë mënjanë hipokrizitë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë
Bota

Alarm për bombë në avionin e Air India – ulje emergjente në Tajlandë

by mirseda
12:37 | 13/06/2025
0

Një avion i kompanisë ajrore “Air India”, i nisur nga Phuket i Tajlandës drejt kryeqytetit indian New...

Vjedhin pjesë këmbimi për automjete, kapet 43-vjeçari

Vjedhin pjesë këmbimi për automjete, kapet 43-vjeçari

12:32 | 13/06/2025
Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet

Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Janë shkelur afatet

12:24 | 13/06/2025
ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

11:54 | 13/06/2025
Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

11:53 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com