Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Amerika ‘iku’, çfarë presin këta këtu?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë

Nga: Frrok Çupi

Amerika u mund në Afganistan. Disa po thonë se u mund si në Saigon, (edhe ajo luftë zgjati 20 vjet, 1955-75). Talebanët, pushteti i dhunës, i opskurantizmit dhe i terrorit, i rënë para 20 vjetësh, u ngjall dhe kthye në dhjetë ditë. Ranë trilionë dollarë investime për ‘shtetin e ri’, ra ushtria kombëtare afgane, ra edhe prestigji i trupave amerikane që dora dorës po tërhiqeshin për në familjen e tyre. Amerika mban mbi shpatulla kryqin e humbjes në emër të të gjithëve, Amerika ‘iku’.

Të paktën kështu e quajnë këta këtu.

Cilët janë ‘këta këtu’? Këta janë në disa kategori:

Kategoria e ‘pushtetit të vjetër’ që vetëquhet opozitë; kategoria e atyre që për 3 dekada hynë në fushën e qeverisjes dhe gatuan vetëm vulgaritet; kategoria e qeveritarëve që përdorën tanke dhe armë kimike kundër popullit; kategoria e atyre që vranë protestuesit dhe dogjën dhjetëra njerëz në fabrikat e fishekëve- biznese të familjes së qeveritarëve; kategoria e atyre që luftuan me thikë ndër dhëmbë kundër Reformës në Drejtësi.

Është edhe një kategori  veçantë: Kategoria e dy presidentëve të Republikës së Shqipërisë, njëri prej të cilit është shpallur ‘i pa dëshiruar’, ‘i korruptuar’ dhe ‘minues i shtetit demokratik’; por që të dy nën llupën amerikane….

Për këta ndriçoi ylli i mëngjesit në atë moment kur Talebanët ’rrëzuan’ Amerikën. Kanë kaluar vetëm dy ditë, por këta nuk ndjehen: O festojnë dhe bëjnë plane ‘të mira’ në fshehtësi; ose janë akoma të paqartë nëse kjo traumë botërore ishte ‘varkë’ apo humnerë për ta.

Varianti i parë: Ora e shpëtimit nga Amerika

Tani kthehesh e mendon ditët e kaluara dhe zbulon një gjë: Këta e paskan ditur se Amerika ‘bie’ shpejt. Kjo qenka arsyeja pse ish- presidenti Berisha luajti me karshillëk të madh kundër Uashingtonit dhe pse presidenti Meta sfidon Amerikën e i thotë ‘raketa ka edhe Moska’. Bashkëpunëtori më i afërt, Albin Kurti i Kosovës, me naivitet zbuloi se këta ‘diç dinin’ të tre së bashku. Me rastin e pritjes së afganëve në Kosova, i shpëtoi dhe tha: ‘Tash e një muaj po bisedojmë për këtë plan të pritjes së tyre… ‘. Ndërkohë Amerika u ndodh para faktit në tre ditët e fundit.

Pse del se këta e kishin gati planin para një muaji e ca?

Sepse prej kohësh kishin nisur betejën me grupe militante kundër Amerikës, me sharës dhe ofendues të ambasadores së Shteteve të Bashkuara, me sulme idiote sikur ‘Shqipëria është e pajetueshme’. Mirëpo nuk paskan qenë ‘idiote’; këta po përgatisnin planin e rrëzimit të autoritetit amerikan dhe të rikthimit njësoj si talebanët. Qëlloi që Amerika ‘ra’ në Afganistan, por këta ishin siguruar se ‘diku do të binte’.

Çfarë mund të bëjmë pa Amerikën?!

Njerëzit tmerrohen kur e mendojnë. Në vendin tonë Shqipëri, dihet, se po të mos ishte Amerika, deri tani këta do ta kishin djegur vendin edhe dhjetë herë të tjera, për pushtet. Nëse ‘bie’ Amerika, atëherë këta kthehen në pushtet; caktimi amerikan si ‘non grata’ nuk pi më ujë. As Drejtësia e Re nuk do të ketë më jetë. Gjyqtarët dhe prokurorët që fshehën krimet e këtyre dhe i vunë flakën Drejtësisë, do të kthehen në gjykim. Kritikët e tyre do të shkojnë në Kune- Vain. Qeveria do të funksionojë vetëm në favor të bizneseve familjare të shefit.

Afganistani ka hapur edhe një precedent ‘entuziast’ për këta: Në atë vend çudirash sapo erdhi në krye të popullit një pushtet i pa votuar; madje një pushtet i dëbuar me sakrifica të mëdha nga vetë populli. Këta këtu në Shqipëri janë ‘talebanët’ që janë larguar me armë, që kanë tentuar disa herë ta marrin pushtetin me dhunë edhe pa u votuar, që kanë djegur mandatet e popullit. Pushtetin këta jo vetëm e marrin por edhe e ruajtën me armë (21 janar 2011). Gjatë qeverisjes së këtyre të frikshme, njësoj siç ndodhi dje në Kabul, edhe në Tiranë diplomatët e shteteve të Perëndimit janë strehuar nëpër helikopterë në fluturim (1997-98). Merrini pamjet filmike të stadiumeve dhe shesheve tona në vitin 1997, krahasoni ato me selinë e ambasadës amerikane, aeroportin dhe sheshet e Kabulit sot.

Talebanët nuk u bënë në tre ditë, talebanët ishin…

Varianti i dytë: Goditja që pësoi Amerika të kthehet në nxitje për një rend të ri botëror.

Këtë po dyshojnë këta, se edhe mund të ndodhë:

Dje ka ndryshuar bota, edhe pse duket se ngjarja ndodhi në një pikë të dobët të globit. Pas kësaj që ndodhi me Amerikën në Afganistan, padyshim që bota kërkon ringritje dhe rend të ri.

Atëherë ku do ta kenë vendin këta? Kjo është dilema. Një frikë e tyre është se ‘rendi i ri’ mund të jetë akoma më i rreptë kundër korrupsionit dhe vrasjeve shtetërore. Në një rend më të fortë, ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kërkonte më shumë shpejtësi nga SPAK; dhe në derën e Parlamentit në shtator do të shkruhej shqip: ‘Ndalohet zoti Berisha!’. Pritet që këta ta kuptojnë edhe këtë. Tani për tani duket se po aplikojnë kodin e heshtjes, ‘Omerta’. Deri tani presidenti Meta nuk po ndihet; thjesht po vë re se Rusia, Kina dhe Irani po bashkëpunojnë me Talebanët. Ky dhe Berisha e shikojnë se Perëndimi ra e nuk e çmojnë më. Këta janë përfolur për ‘një sy andej nga Moska’, dhe mund të arratisen në Lindje. Aplikohet apo nuk aplikohet ‘rendi i ri’, pak rëndësi ka, tani që ra Perëndimi, këta do të trokasin në dyert e miqve të Talebanëve. Kështu bëjnë të korruptuarit e mëdhenj, menjëherë tradhtojnë popullin dhe aleatët.

Megjithatë deri më tani asgjë nuk është e mbaruar; këta po e shikojnë Amerikën si ‘të ikur’, jo si rend të ri.

 

Tags: AfganistanFrrok ÇupiSHBA

TË LIDHURA

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Next Post

FOTO/ Kush janë dy ish-truprojat e Tahirit të arrestuar në Francë e Gjermani

Kikia: PD e PS kanë shpërdoruar pushtetin sa u ka ngrënë krahu

Në mbrojtje të rracës së pastër dhe krenare shqiptare

S’kanë të ndalur masakrat/ E qëlluan për vd*kje për mos veshjen e burkës

S’kanë të ndalur masakrat/ E qëlluan për vd*kje për mos veshjen e burkës







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi
Kosovo

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

by mirseda
22:40 | 29/10/2025
0

Një person është arrestuar në rajonin e Prishtinës pasi në kamionin që ai po drejtonte janë gjetur...

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

22:34 | 29/10/2025
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

21:57 | 29/10/2025
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

21:55 | 29/10/2025
Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

Ilir Meta përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Hap historik dhe miqësor

20:54 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com