Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ambasadori Zingraf: Akuzat për blerjen e votës të trajtohen pa vonesë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në një deklaratë (28.04) për zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare 2021 e vlerëson ditën e zgjedhjeve “të qetë dhe thuajse kudo të paqtë”.

“Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, tregon qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë”, thekson ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Akuzat dhe ankesat për zgjedhjet të trajtohen pa vonesë

Lidhur me akuzat dhe ankesat për zgjedhjet mes tyre edhe ato për shitblerjen e votës, ambasadori Zingraf thekson se “ato duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme”, shprehet ai.

Ai vlerëson vetëpërmbajtjen dhe maturinë e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve. “Shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve. Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Qeveria e PS do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash,” vë në dukje ambasadori gjerman Zingraf në deklaratën e tij.

Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për opozitë të fortë

Ai ka përgëzuar Partinë Demokratike,“që ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit:”

“Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj,” përfundon deklarata e ambasadorit gjermannëTiranë, Peter Zingraf për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Tags: blerja e votavepeter zingrafzgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Komision ad hoc për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm

19:28 | 15/01/2026
Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Aktualitet

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

18:27 | 15/01/2026
Next Post
Numërohen mbi 55% e qendrave të votimit, ja sa vota kanë marrë PS, PD dhe LSI

Mbyllet numërimi në Lezhë, mandatet i marrin kandidatët në listat fituese

Në PD nuk ka njeri tjetër që të jetë më i mirë sesa Lulzim Basha

Në PD nuk ka njeri tjetër që të jetë më i mirë sesa Lulzim Basha

Celibashi: Pjesmarrja në zgjedhje 45.72%, PS fiton 74 mandate ndërsa PD 59

Celibashi: Komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com