Ndonëse ishte thënë fillimisht se Kuvendi do të shfrytëzonte të gjithë hapësirën kohore prej 30 ditësh që i njeh ligji, pas marrjes së kërkesave për dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, ndodhi krejt e kundërta.
Kuvendi nuk ka pritur aspak për një kohë reflektimi nga ana e opzitës, ndërsa ka proceduar më tej kërkesat e deputetëve demokratë dhe atyre të partive të tjera opozitare drejt KQZ-së.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, është shprehur mjaft i ashpër lidhur me vendimin e marrë nga ana e opoziës, për djegien e mandateve. Ai ka thënë se demokracia duhet të zbatohet në Parlament, dhe se mbetet shqetësuese vazhdimësia për hyrjen e vendit në BE. Vendimi i marrë nga ana e opozitës, sipas tij, e minon futjen e Shqipërisë në BE.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka folur nga Korça për situatën politike në vend, si dhe dorëzimin e mandateve nga opozita. Ambasadori i BE ka deklaruar se pa dialog, s’ka zgjidhje për integrimin në BE.
Pjesa nga fjala e ambasadorit të BE:
“Situatë e veçantë politike. Ne si BE e kemi shprehur qëndrimin. Kjo është një gjendje kundër produktive. Çdo deputet ka të drejtën ta bejë këtë, por ata kanë përgjegjësi para votuesve të tyre. Vendi ku demokracia duhet të zbatohet është Parlamenti. Heqja e të drejtës për ta berë këtë në Parlament, nuk është gjë e mirë. Shqetësim është vazhdimësia për hyrjen e Shqipërisë ne BE, dhe ky vendim e minon ketë gje.
E minon progresin e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria ka berë progres të mire që nga qershori 2018, dhe shqetësimi ynë është sesi do vazhdoje Shqipëria ketë rrugë në këte situate politike. Sugjerimi që kam është që ne presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në një dialog konstruktiv, per të kaluar këte situatë. Kemi hyre në një fazë pasigurie politike, por edhe teknike.
Ne mendojme që per kete duhet menduar seriozisht dhe duhet hyrë ne dialog. Është e vështirë të bejmë parashikime, por pasiguria është shumë e lartë, dhe ne kemi hyrë në kete situate vetëm që dje ndaj nuk mund te parashikojmë. E vetmja gje qe mund te them eshte se pa dialog nuk ka zgjidhje për rrugën e Shqipërisë drejt BE.
Mendoj qe vendimi i opozites ishte rrjedhojë i vleresimit që ata vete bene. Siç e thame, ne nuk mendojme qe kjo eshte rruga me e mire per Shqiperinë. E perseris, e respektojme vendimin e atyre qe vendosen te lene mandatin, por çeshtja eshte si Shqiperia mund te ece perpara drejt BE”.
I pyetur per kete vendim te pakthyeshem, a mendon se hapin e pare duhet ta beje maxhoranca?
“Demokracia eshte qeveria dhe opozita. Ata i përkasin sistemit politik dhe te dy kane detyra dhe pergjegjesi. Ne ju bejme thirrje te dy paleve sepse eshte shqetesuese. Eshte momenti per te reflektuar, dhe per te pare perpara”.