Kosova vazhdon të jetë një arenë e përplasjeve të superfuqive. Ditë e djeshme, Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka dalë kundër dialogut që ka ndërrmarë SHBA-ja me të dyja vendet. Ai ka thënë nuk beson se ka një zgjidhje të shpejtë për çështjen e Kosovës .
Sipas tij, Beogradi po imponohet të pranojë pavarësinë e Kosovës.
“Kërkesa për një zgjidhje të shpejtë është shqetësuese. Duket si krijimi i afateve të njohura që kanë bërë që bisedimet e mëparshme për Kosovën të jenë të pasuksesshme. Unë mendoj për bisedimet e Ahtisaarit dhe bisedimet e Trojkës,” tha ai për Blicin e Serbisë.