Në Samitin e dytë të Diasporës, kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u shpreh se momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar e kanë patur rrjedhën nga diaspora.
Kreu i BDI tha se Rilindja Kombëtare veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të atdheut.
“Momentet më të rëndësishme historike, rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbe u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund Rilindja Kombëtare, veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të vendit dhe të atdheut”, deklaroi Ali Ahmeti.