pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmilanobettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomikimisligrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Alfabeti shqip në rrezik

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Edmond Tupja

Para një jave u kremtua dita e alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u përcaktua (flas për ata që kanë njëfarë kujtese për sa u takon ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare) në Kongresin e Manastirit, i cili i zhvilloi punimet e tij nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 me pjesëmarrjen e 50 delegatëve nga 26 qytete, klube dhe shoqata të ndryshme.

Këta miratuan vendimin që të pranohej alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato me frymën e gjuhës shqipe. Siç e shpjegon edhe zoti Internet, Kongresi në fjalë njësoi alfabetin me 36 shkronja, të cilin ende e përdorim sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët, sepse, siç shkruante Faik Konica, “Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare”, para se të shtonte që “Të tëra vendet e dheut kanë një gjuhë letrarishte, domethënë të qëruar dhe të zbukuruar, që me atë shkruhen librat, letrat, punërat… Vetëm shqiptarët s’kanë një gjuhë të tillë dhe andaj vjen që kemi mbetur të ndarë njëri nga tjetri, andaj kanë rrjedhur aq të këqija për ne të mjerët. Është nevojë dhe shtrëngim [detyrim] të hedhim themelin e një gjuhe letrarishte”.

Sot, 112 vjet pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme për forcimin e ndërgjegjes sonë kombëtare, jemi dëshmitarë të hallakatjes dhe njëherazi të shkalafitjes së gjuhës sonë amtare, përdorimi i së cilës – me shkrim e me gojë – sidomos në gazeta e në mediet elektronike, po komprometon rëndë të ardhmen e kulturës sonë gjuhësore, çka ka nisur të dëmtojë seriozisht edhe identitetin tonë kombëtar. Po t’i shtojmë kësaj dukurie edhe globalizimin e pashmangshëm gjuhësor e kulturor nën ndikimin e anglishtes U.S., vëmë re se, me shumë gjasë, leksiku i shqipes si edhe morfosintaksa e saj po pësojnë ndryshime fatale për to.

Sidoqoftë, meqë është fjala për alfabetin e gjuhës sonë, po i ftoj lexueset e lexuesit e mi të ndjeshëm e të shqetësuar për katrahurën gjuhësore në fjalë të këqyrim së bashku mënyrën se si ai, pra alfabeti shqip, po e përjeton këtë situatë të frikshme.

Kur ju dëshironi të gjeni punë, shpesh ju kërkojnë të paraqisni një CV duke ju thënë: “Më sillni një sivi!” Ah, por në klasë të parë u mësojmë fëmijëve tanë që alfabeti ynë 112-vjeçar përmban shkronjën “c”, e cila shqiptohet “cë” dhe jo “si”, dhe shkronjën “v”, e cila shqiptohet “vë” dhe jo “vi”! Rrjedhimisht e detyrimisht, duhet të themi, për shembull, “Kam blerë dy cëdë” dhe jo “…dy sidi”; “…dy dëvëdë” dhe jo “dy dividi”. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për kanale televizive si “ABC News” e “News 24”, duhet të themi për të parin “abëcë njuz” dhe jo “ejbisi njuz”, ndërsa për të dytin duhet të themi “njuz njëzet e katër” dhe jo “njuz tuenti for” (duke e konsideruar fjalën “njuz” si një ndërkombëtarizëm që ka fituar – me dhunë, sigurisht, në dëm të fjalës shqipe “lajm” – të drejtën e qytetarisë në gjirin e gjuhës shqipe). Sa për humor, para disa vitesh, kam dëgjuar një gazetarkë apo një gazetaruc, që po fliste për një botim timin te shtëpia botuese OMBRA GVG, ta shqiptonte emrin e kësaj shtëpie bouese shqiptare me zyrat në Tiranë “Ombra xhividi”, ndërkohë që G, V dhe G  janë germat me secilën prej të cilave u fillon emri tre pjesëtarëve shqiptarë të familjes shqiptare të botuesit shqiptar! Oh, ç’po pëson i mjeri, i gjori dhe i shkreti alfabet i gjuhës shqipe! Prandaj, duke ju kërkuar ndjesë, po ju kujtoj se shkronjat e alfabetit tonë shqiptohen si vijon: “a, bë, cë, çë, dë, dhë, e, ë, fë, gë, gjë, hë, i, j, kë, lë, llë, më, në, një, o, pë, që, rë, rrë, së, shë, të, thë, u, vë, xë, xhë, y, zë, zhë.

Përveç këtyre, ju, o lexuese dhe lexues të shqetësuar të këtij shkrimi, tek kaloni rrugëve e shesheve të betonuar të Tiranës së përçudnuar, të shtruar me pllaka guri ose të asfaltuar kobshëm, pra tmerrësisht të tjetërsuar, keni vënë re plot taksi, oh, më falni, duhej të kisha shkruar taxi! Personalisht, kam hasur vetëm tri a katër vetura në tabelën e vogël të të cilave kam lexuar fjalën “taksi”, pra me “ks” dhe jo me “x”! Po si është e mundur që shkronja “x”, pjesë përbërëse e alfabetit tonë, të cilën në shkollë na e kanë mësuar ta lexojmë “xë” dhe që vazhdojnë t’ua mësojnë kështu edhe fëmijëve, mbesave e nipave tanë, si është e mundur, pra, që germa “x” në shqipe të zëvendësojë në shqiptim toggermëshin “ks”! Me shumë gjasë, një ditë të bukur do të hasim, për shembull, ndër libra erotikë, fjali të tipit “Maxi, expert me experiencë në këso punësh, do të shpjerë me taxi në Xamil Xenofonin dhe Xanthipin që të bëjnë sex pa taxë”. O perëndi, ç’taxirat i madh e ka gjetur alfabetin tonë! Nesër apo pasnesër do të shohim lloj-lloj shtrembërimesh të tij, rrezik, për shembull, edhe germën “f” të na e shkruajnë “ph”, kështu që sytë do të na zënë me gjasë fjali të tipit “Phatmiri ka phrikë të phutet në pharmacinë e Aphrim Phejzos!”

Nga ana tjetër, lejomëni të them diçka për përdorimin e shkronjave të mëdha (dhe jo “kapitale”, siç po thuhet e po shkruhet sa vjen e më dendur), sepse shqipja ka disa rregulla ndryshe nga anglishtja U.S. Po, si në çdo gjuhë të botës, shkronjat e mëdha përdoren për emrat e përveçëm, për shembull Gjergj Kastriot Skënderbeu, Kruja, Shqipëria, si edhe për çdo fjalë tjetër fill pas pikës në fund të fjalisë pararendëse. Mirëpo, syri më has përherë e më shumë fjali të tipit “Hasan Hyseni, Ekspert ekonomie” ku fjala “pastaj Ekspert” duhet shkruar detyrimisht me “e” të vogël, pra, “ekspert”, pa harruar formulat publicitare të tipit “Fati juaj në Dorën Tonë” ku dy fjalët e fundit duhet detyrimisht të fillojnë me germë të vogël, ndryshe nga ç’ndodh ndoshta në anglishten U.S.

Së fundi, po marr guximin t’i sugjeroj kryebashkiakut Veliaj që të mos përqendrohet vetëm te zhdukja ose rrallimi i monumenteve historike të Tiranës, vetëm te betonimi i saj dhe te ndërtimi i kullave të përbindshme, por gjithashtu t’i kushtojë pak kohë edhe mbrojtjes së alfabetit të gjuhës shqipe, gjuhës së nënës së tij dhe, besoj, po ashtu edhe të të atit: Le t’u hedhë ai një sy të vëmendshëm tabelave të dyqaneve të Tiranës për të kuptuar që gjuha shqipe përdoret shumë më pak sesa anglishtja U.S., madje, edhe kur përdoret, përmban gabime gati të pafalshme! /Panorama

Tags: alfabetiEdmond Tupjagjuha shqipe

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

“U shtrua dy ditë më parë”/ Spitali “Shefqet Ndroqi” jep detaje për 60-vjeçarin

Rregulla elementare për raportimin e vetëvrasjeve

U qëllua me mitraloz të telekomanduar, detajet e vrasjes së shkencëtarit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

by mirseda
22:11 | 12/06/2026
0

Rritja e çmimit të aksioneve të SpaceX sot në tregun e aksioneve amerikane, do të thotë se...

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com