U qëllua me mitraloz të telekomanduar, detajet e vrasjes së shkencëtarit

Shkencëtari iranian Muhsin Fahrizade, humbi jetën si pasojë e një sulmi të armatosur. Muhsin Fahrizade, ka qenë një figurë kryesore në programin bërthamor të Iranit. Mënyra se si është ekzekutuar shkëncëtari, të ngjan me ato të filmave.

Pas vrasjes së tij, tensioni është i lartë në Lindjen e Mesme. Mediat e huaja raportojnë se atentati ndaj tij dyshohet se u krye me mjete të telekomanduara, duke mos përfshirë ushtarë realë në terren. Ekspertët e sigurisë dyshojnë se eskorta e shkencëtarit iranian u qëllua përmes një mitralozi të telekomanduar, pasi rojet neutralizuan me një shpërthim autobombe po ashtu të telekomanduar. Pas sulmit dhe vrasjes së shkencëtarit, edhe makina ku ndodhej arma u shpërthye, për të mos lënë gjurmë. Nga kërkimet besohet se në operacion morën pjesë dy makina. E para shpërtheu duke nxjerrë jashtë funksionit autokolonën që shoqëronte shkencëtarin, kurse e dyta u përdor për të mbajtur armën, e cila e ekzekutoi.

Mediat e huaja raportojnë se pronarët e makinave që u përdorën për sulmin ndaj Fahrizade, dolën nga Irani një ditë para ngjarjes. Gjithçka u komandua nga disa qindra apo mijëra kilometra larg.

Një ditë më parë, Parlamenti iranian mbajti një seancë me dyer të mbyllura, për shkak të vrasjes së shkencëtarit. Pas seancës, deputeti Mohamed Nakir Galibaf deklaroi se “armiqtë e Iranit duhet të ndjejnë keqardhje për likuidimin e Fahrizade”.

Gazeta konservatore iraniane “Kajhan”, publikoi se Irani duhet ta sulmojë qytetin izraelit Haifa, nëse konfirmohet se Izraeli është fajtor për vrasjen e shkencëtarit Fahrizade.