Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Albin Kurti kërkon rrëzimin e Haradinajt për t’i zënë karrigen

7 vjet ago
in Të Gjitha
Albin Kurti kërkon rrëzimin e Haradinajt për t’i zënë karrigen

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë duke thënë se janë deputetët e partive në pushtet, ata që po bllokojnë vendimmarrjen në organin legjislativ. Deklarata e VV-së u bë pas dështimit për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Sipas partisë së Albin Kurtit, kjo Qeveri ka rënë moralisht edhe me numra, kurse tani duhet vetëm të rrëzohet edhe formalisht. Albin Kurti duket se qëndron i vetëm në partinë që drejton pasi thuajse të gjithë janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ky koalicion ka rënë tashmë edhe moralisht edhe me numra në Kuvend dhe mbahet në pushtet me zor dhe padrejtësisht. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mbeten peng e një koalicioni të tillë pushteti krejtësisht të dështuar e të papërgjegjshëm, që po bllokon vendimmarrjen në Kuvend. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen!”, thuhet në Komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Qeveria ka rënë edhe moralisht edhe me numra – tash duhet të bjerë edhe formalisht

Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucioni më i lartë dhe i rëndësishëm i Republikës tonë parlamentare, tash e sa kohë është bllokuar nga deputetët e koalicionit qeverisës që nuk e lejojnë vendimmarrjen dhe zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

Bllokimi i seancës së sotme të Kuvendit nuk ishte rasti i parë, por një praktikë e përsëritur rëndomtë që prej fillimit të vitit 2018. Debati për seancën e mbajtur sot në lidhje me interpelancën kundër rritjes së jashtëligjshme të pagave të qeverisë dhe për nevojën për rritjen e pagës minimale, është shtyrë tri herë. Sakaq, votimi për rezolutën e propozuar për këtë interpelancë është shtyrë dy herë. Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, edhe për çështje të tjera, deputetët e koalicionit qeverisës marrin pjesë në fillim të seancave të Kuvendit por pastaj nuk votojnë dhe kështu pamundësojnë kuorumin në votim dhe bllokojnë punimet. Në fillim të seancës së sotme kishte kuorum, por më tej punimet u ndalën sepse votimi nuk përmbushi kuorumin edhe pse mori shumicën e votave të atyre deputetëve të opozitës që votuan. Deputetët e koalicionit qeverisës bëjnë numra akrobatikë në Kuvend gjatë votimeve për të prishur kuorumin, sepse koalicioni qeveritar thjesht nuk i ka numrat e votave në Kuvend për ta mbajtur veten në pushtet.

Ky koalicion pushteti ka rënë moralisht ende pa u formuar. Ai u krijua përmes dredhisë para dhe pas zgjedhjeve për interesa të ngushta. Ai e fryu qeverinë që të kënaqte të gjitha apetitet e mundshme të partive e individëve të ndryshëm që bëjnë pjesë në të deri sa emëroi edhe 70 zëvendësministra. Ky koalicion, më tej qëndroi në pushtet përmes tradhtisë ndaj premtimeve që u ishin bërë qytetarëve para zgjedhjeve. Sikur këto të mos mjaftonin qytetarët po përjetojnë një prej gjendjeve më të rënda socio-ekonomike të vendit, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe faturave të shtrenjtuara, për shkak të rritjes së papunësisë dhe varfërisë, dhe si pasojë edhe e skandaleve me pasoja të rënda si përjashtimi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit për arsimin e lartë duke rrezikuar njohjen e të gjitha diplomave universitare të Kosovës.

Ky koalicion ka rënë tashmë edhe moralisht edhe me numra në Kuvend dhe mbahet në pushtet me zor dhe padrejtësisht. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk mund të mbeten peng e një koalicioni të tillë pushteti krejtësisht të dështuar e të papërgjegjshëm, që po bllokon vendimmarrjen në Kuvend. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Demokracia është zgjidhja. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen!

Tags: Albin Kurtiharadinajkerkonqeveriserrëzimin

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Rritet optimizmi, shqiptarët “mundin” edhe suedezët              

Rritet optimizmi, shqiptarët “mundin” edhe suedezët              

Haçiko jeton! Qeni pret 4 muaj në derën e spitalit, i zoti kish ndërruar jetë

Haçiko jeton! Qeni pret 4 muaj në derën e spitalit, i zoti kish ndërruar jetë

Ministri serb sulmon gjeneralin e NATO-s: Po kërkon luftë!

Ministri serb sulmon gjeneralin e NATO-s: Po kërkon luftë!

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik
Aktualitet

Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

by mirseda
22:12 | 12/05/2025
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka reaguar përsëri në lidhje me ecurinë e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të...

Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

22:08 | 12/05/2025
Ngjela: PD peng i Berishës, Rama rrezikon nga pushteti absolut

Ngjela: PD peng i Berishës, Rama rrezikon nga pushteti absolut

22:05 | 12/05/2025
PD merr dy mandate dhe PS mbetet me një. PSD me vota rekord

PD merr dy mandate dhe PS mbetet me një. PSD me vota rekord

22:00 | 12/05/2025
Harrohet numërimi në Shkodër! Numëruesit e PS dhe PD i bashkon sporti!

Harrohet numërimi në Shkodër! Numëruesit e PS dhe PD i bashkon sporti!

21:58 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com