Programi i mëngjesit i BBC-së në radio është ndërprerë sot për 20 minuta, pas rënies së alarmit për zbrazjen e menjëhershme të ndërtesës. Programi “Today” i Radio 4 u ndërpre përkohësisht të hënën në mëngjes, kur një alarm u dha njerëzve të largoheshin nga ndërtesa vetëm pas orës 07:30.
Përpara se transmetimi të ndërpritej, u dëgjua një zë që njoftonte: “Ju lutemi të dilni menjëherë nga ndërtesa nga dalja më e afërt”.
Nick Robinson postoi në Twitter një mesazh, për të konfirmuar se stafi ishte kthyer në studio, pak para orës 08:00.
“Epo ishte interesante”, postoi ai. “Emergjenca ka përfunduar. Nëse do të kishte një të tillë”.
“Epo kjo ishte interesante. Emergjenca ka përfunduar. Nëse do të kishte një … tani jemi kthyer në studio”.
Alarmi, i cili u dëgjua në transmetim, ra rreth orës 07:33. Vetëm pas orës 07:40 të mëngjesit, një spikeri tha: “Ky është BBC Radio 4. Kam frikë se kemi disa probleme që po na pengojnë të vazhdojmë me programin tonë të planifikuar aq mirë sa dëshirojmë. Shumë falje për ndërprerjen, por të jeni të sigurt që po bëjmë çmos për të rivendosur shërbimin normal sa më shpejt të jetë e mundur”.
Emisioni u rikthye në normalitet në orën 07:55, pas rreth 20 minutash pushim, me kolegen e Robinsonit, Martha Kearney, duke deklaruar: “Alarmi ka përfunduar”.
“Pavarësisht asaj zhurme që mund të keni dëgjuar duke thënë se kishte një emergjencë, me sa mund të themi se nuk kishte në të vërtetë një emergjencë”, shtoi Robinson.
“Duhet të ndjekim procedurat dhe e bëmë, dhe ishim jashtë në të ftohtë për pak kohë, por jemi të lehtësuar që jemi kthyer në program”.
“Po rifillon shërbimi normal”, përfundoi ai.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today