E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Uroi 28 Nëntorin me foton e Enver Hoxhës, deputeti Çela befason sërish

Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS-së Bujar Çela ka uruar 28 vjetorin me një foto ku shfaqej figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk është tërhequr as sot nga deklarata e tij. Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul, pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare.

“I përkas atyre që e njohin luftën. Mendoj që figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe kontribut në luftë, përderisa ne nuk kemi nxjerrë udhëheqës tjetër në luftë. Po qe se ka ndonjë tjetër që pretendon se gjyshja apo gjyshërit ka në luftë, të shprehet,  historianët janë aty, letrat janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht, armiq dhe kriminelë dhe pastaj kemi reflektuar. Këto fakte janë nga më të ndryshmet. Që nga Balli Kombëtarë Legaliteti dhe pastaj armiqtë janë rreshtuar tek kampi fitues”, tha Çela.

“Foto në Komision. Në atë Komision ka persona që janë nipër të Isa Toskës. Unë nuk jam nip i Enver Hoxhës, por jam si të gjithë shqiptarët që nuk mund të harrojë historinë nga e cila kemi ardhur ne si komb”, tha Çela.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me këtë incident. Pas nderimeve që bëri në varrezat e Fierit, dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, ai tha se ka marrë një sqarim nga deputeti Çela. Deri sa të bëhen të gjitha verifikimet e nevojshme, do të vendoset nëse do të merret masë disiplinore ndaj tij.

“Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e grupit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar, dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla, dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS-së ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo masë disiplinore”, tha Balla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...