Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Alarm, ndotja e ajrit po vret shqiptarët

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Alarm, ndotja e ajrit po vret shqiptarët

Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës.

“Fiks Fare” denoncoi institucionet, të cilat nuk kanë stacione për monitorimin e cilësisë së ajrit. Madje, edhe ato që janë, nuk janë të akredituara dhe certifikuara, çka i bën të dhënat e tyre të papërdorshme.

Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare miratoi me një Vendim të Këshillit të Ministrave Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, ku tregohen disa nga mangësitë. Në atë kohë u evidentua se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin praktika të mirëfillta me monitorimin e ajrit në linjë me kërkesat e BE-së; nuk kontrollohen shkarkimet e gazeve nga automjetet, nga impiantet industriale, mungojnë planet qendrore dhe lokale.

Ndërkohë, në dhjetor 2017, Kontrolli i Lartë i Shtetit analizoi këtë strategji, ndërsa doli në përfundimin se vlerat e cilësisë së ajrit në vendin tonë nuk janë reale dhe gjithëpërfshirëse.
Sot, në të gjithë Shqipërinë, janë vetëm 7 stacione monitorimi të cilësisë së ajrit, të cilat monitorojnë pa ndërprerje, por 2 prej tyre për një periudhë dy vjeçare nuk kanë qenë në gjendje pune. Numri i stacioneve nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar të dhënë përfaqësuese. Instituti i Shëndetit Publik nuk kryen inspektime sa i përket tejkalimit të normave të shkarkimeve të elementëve ndotës të ajrit, nuk ka asnjë laborator për matjen e shkarkimeve. ISHP nuk ka kryer asnjë studim që të vlerësojë lidhjen shkak pasojë mbi ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndetin e popullatës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 18,000 njerëz vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit, ose sa 11.2% e të gjitha vdekjeve në botë. OBT ka krijuar edhe një hartë me zonat më të rrezikuara nga kjo ndotje. Vihet re se Shqipëria është në zonën ‘portokalli’, duke u vlerësuar si një shkallë e mesme e rrezikut nga ndotja e ajrit. Rreth 92% e popullsisë së botës, ku përfshihet edhe Shqipëria jeton në një mjedis me ajër të ndotur. Ndotja e ajrit është një nga katër shkaqet që rrezikojnë jetën e njeriut, pas tensionit, rrezikut nga dietat dhe duhanpirja.

Shqipëria renditet në vendin e 65-të për nga indeksi i ndotjes.
“Fiks Fare” shkoi në Institutin e Shëndetit Publik, ku drejtoresha tha se Raporti i KLSH-së ka bërë vetëm pyetje. “Ne nuk mund të bëjmë dot një studim për sa i përket sëmundjeve, do kosto të madhe, mbi 20 mijë euro! Stacionet e monitorimit të ajrit nuk janë të akredituar” thotë ajo.

Fiksi shkoi në një nga stacionet e monitorimit të ajrit të ISHP-së. Specialisti tha se ISHP-ja mat pluhurat, plumbin, karbonin etj. Stacionet janë dhuratë nga OBSH. “ISHP-ja ka dy stacione, një pranë godinës së ISHP-së dhe tjetri te poliklinika qendrore të zona e 9 katësheve. Nuk janë të kalibruara dhe akredituara, ne bëjmë vetëm matje krahësimore” tha ai.

Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, e cila ka stacione monitorimi të ajrit në Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës dhe një stacion të lëvizshëm. Nga muaji tetor 2017 stacionet nuk punojnë. Sipas AKM-së, nuk ka pasur lekë për mirëmbajte. “Nuk punon as stacioni i lëvizshëm. Asnjë stacion nuk është i akredituar dhe kalibruar. Në 2018 ne kemi parashikuar që të vëmë në punë këto stacione dhe të shtojmë disa stacione në Tiranë, Fier dhe Elbasan” thotë ajo.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mjekja Silvana Bala, shefe e Shërbimit të Pneumologjisë. tha se në vitin 2017 ka pasur 630 raste kanceri të mushkërive në Shqipëri, 50 më shumë se 2016. “Krahas kancerit, ajri i ndotës shkakton astmë, çrregullime pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Elbasani, zona naftëmbajtëse e qarkut të Fierit dhe Tirana me trafik dhe ndërtime, zonat më të ndotura. Kemi më shumë pacientë nga këto zona” përfundon mjekja/tch/

Tags: alarme ajritndotjapo vretshqiptaret

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Liverpool e kthen në stërvitje, Firmino shënon të pestin (Video)

Liverpool e kthen në stërvitje, Firmino shënon të pestin (Video)

Serbia nuk njeh diplomat e Kosovës, penalizohen nxënësit e Luginës së Preshevës

Situatë alarmante/Kush po i dëbon shqiptarët nga Presheva?

Dzeko dhe Perroti, Roma drejt asaj që ndodhi me Barcelonën (Video)

Dzeko dhe Perroti, Roma drejt asaj që ndodhi me Barcelonën (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com