Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Alarm! Bie numri i lindshmërisë, ja sa shkolla janë mbyllur për 4 vite

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Alarm! Bie numri i lindshmërisë, ja sa shkolla janë mbyllur për 4 vite

Rënia e së lindshmërisë ka sjellë ulje drastike tĽ numrit të nxënësve nëpër shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme në Shqipëri nga viti në vit. Në shumë zona shkollat po mbyllen ndërsa popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të pabesueshme.

Në vitin arsimor 2012-2013, në Shqipëri numëroheshin 1,472 shkolla nëntëvjeçare me 25,363 mësues. Katër vjet më vonë, në vitin arsimor 2016-2017, numri i shkollave ka rënë në 1,370 ndërsa numri i mësuesve ka rënë në 24,866. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave në raportin Vjetari Statistikor Rajonal, tregojnë një Shqipëri me popullsi që tkurret me disa mijëra vetë në vit, por nëse shihen statistikat e lindjeve dhe të nxënësve më vete, vërehet se rënia e popullsisë pritet të jetë shumë më drastike në vitet dhe dekadat e ardhshme. Statistikat në seksionin e Arsimit në këtë publikim të INSTAT tregojnë se gjatë katër viteve të fundit janë mbyllur gjithsej 102 shkolla nëntëvjeçare, ose mesatarisht 25 shkolla në vit.

Rënia e numrit të shkollave, dhe rrjedhimisht të mësuesve, është në fakt pasojë dhe jo shkak. Shkaku është rënia dramatike e numrit të lindjeve dhe numrit të nxënësve. Numri i lindjeve shënoi kuotën më të ulët në një shekull në vitin 2016, në më pak se 32 mijë. Katër vjet më parë, në vitin 2012, numri i lindjeve pati qenë 35 mijë ndërsa njëzet vjet më parë, në vitin 1996, qe 68 mijë.

Në vitin 2012, në shkollat nëntëvjeçare shqiptare kishte 391 mijë fëmijë, ndërsa sot ka 328 mijë. Brenda katër vitesh, numri i fëmijëve ka rënë me mbi 63 mijë vetë ose 15 mijë vetë në vit. Rënia kaq e shpejtë e numrit të nxënësve nuk shpjegohet dot vetëm me rënien e lindjeve. Nëse shohim pas në kohë, numri i lindjeve ka rënë me mesatarisht me 2 mijë në vit, ndërsa numri i nxënësve duket se ka rënë me ritëm shumë më të lartë se sa numri i lindjeve. Për rrjedhojë, emigrimi mund të jetë shkaku tjetër i rëndësishëm i rënies së numrit të nxënësve, shkruan reporteri.

Numri i shkollave të mesme dhe i nxënësve në këto shkolla ka rënë gjithashtu ndërsa numri i mësuesve është rritur. Në vitin 2012, në Shqipëri kishte 511 shkolla të mesme ndërsa aktualisht ka 504. Numri i nxënësve në këto shkolla ka rënë nga 154 mijë në në 127 mijë. Numri i mësuesve qe më 2012 8610 ndërsa është sot 9042.

Të gjitha qarqet e vendit kanë njohur rënie të numrit të nxënësve si në shkollat nëntëvjeçare ashtu edhe në shkollat e mesme. Rënia në numrin e nxënësve vërehet edhe në qarqet Tiranë e Durrës, dy qarqet për të cilat, vlerësimet e INSTAT flasin për rritje të popullsisë si pasojë e migrimit të brendshëm dhe jo rënie.

Tags: 4 vitealarmBiei lindshmërisëmbyllurnumrishkolla

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Klima/ Trump i vendosur, shfuqizon të gjitha vendimet e Obamës

Klima/ Trump i vendosur, shfuqizon të gjitha vendimet e Obamës

Albin Kurti nis ndërtimin e koalicionit qeverisës

Ja pse rrezikon të arrestohet nesër Albin Kurti

Pesëdhjetë vjet pas vdekjes, çfarë mbetet nga Ernesto Che Guevara?

Pesëdhjetë vjet pas vdekjes, çfarë mbetet nga Ernesto Che Guevara?







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com