Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Akuzonte Jurgen Kurtin për vrasjen e të shoqit, flet Vjollca Arapi: Keqardhje për ngjarjen

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Akuzonte Jurgen Kurtin për vrasjen e të shoqit, flet Vjollca Arapi: Keqardhje për ngjarjen

Reagon bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili u vra në prill të vitit 2017, ngjarje për të cilën u akuzua Jurgen Kurti.

Ky i fundit u vra mbrëmë në një atentat pranë shtëpisë së tij, ndërsa Vjollca Arapi e ka akuzuar publikisht për vrasjen e të shoqit.

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, bashkëshortja e tregtarit Agim Arapi, thotë se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

Ajo shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë, ndërsa shprehet se ajo ia kishte lënë çështjen në dorë drejtësisë, e cila sipas saj nuk u vu kurrë në vend.

“E dëgjova në media për vrasjen. Më erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them se unë dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe bëri kontroll. Më morën në pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë në Itali. Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim sepse u ble me para”,– tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.

Jurgen Kurti ishte i akuzuar për dhunimin për vdekje të një tregtari në Durrës, në prill 2017. Ai fitoi lirinë pasi për krimin u dënua vëllai i vjehrrit të tij. Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia, por bashkëshortja e tregtarit të ndjerë, Vjollca Arapi ka kërkuar drejtësi pasi sipas saj kamerat e sigurisë në biznesin e tyre tregonin edhe përfshirjen e Jurgen Kurtit. Ajo akuzonte të riun se është përgjegjës për vrasjen e burrit të saj.

Si ndodhi ekzekutimi

Dy persona që dyshohet se po e prisnin në hyrjen e pallatit, që ndodhet në rrugën “Zef Jubani”, mbrapa Postës nr.8 në Tiranë, e kanë qëlluar për vdekje me 3 plumba. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në shtëpinë e tij.

Policia zyrtarisht tha se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Burime nga grupi hetimor deklaruan se atentatorët dyshohet të kenë qenë dy persona, që kanë qenë në lëvizje me makinë.

I riu ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo është njoftuar nga dëshmitarët. Pas ekzekutimit mafioz, familjarët dhe e fejuara e Jurgen Kurtit janë mbledhur në vendin e ngjarjes, ku kanë shpërthyer në lot.

Mësohet se e ëma e 26-vjeçarit ndodhej në shtëpi në momentin kur i biri po shkonte ta takonte, por nuk arriti dot të ngjitej deri në katin e gjashtë. Krimi ndodhi në të njëjtin pallat ku tri vite më parë mbeti i vrarë babai i Jurgenit, Artur Kurti.

Tags: akuzoiJurgen KurtikeqardhjetregtariVjollca Arapivrasjen

TË LIDHURA

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

08:11 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Next Post
“Tre të plagosur nga konflikti mes dy biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë. Policia fsheh ngjarjen”

"Tre të plagosur nga konflikti mes dy biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë. Policia fsheh ngjarjen"

KLP hap garën për Kryeprokuror, kandidate edhe Arta Marku

KLP hap garën për Kryeprokuror, kandidate edhe Arta Marku

Harta, si shqiptarët “po pushtojnë” Europën si azilantë në dekadën e fundit

Harta, si shqiptarët “po pushtojnë” Europën si azilantë në dekadën e fundit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje
Aktualitet

Tritol një biznesi në Kamëz, autorët ende të pa identifikuar. Policia jep detaje

by mirseda
08:11 | 15/11/2025
0

Një ngjarje tronditëse është regjistruar rreth orës 02:20 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamëz, ku...

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

Trump tërhiqet nga tarifat për dhjetëra produkte ushqimore

08:00 | 15/11/2025
E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

07:49 | 15/11/2025
SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com