Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post i cili mbahet nga Kryeprokuroroja e Përkohshme, Arta Marku.
Në mbledhje, KLP do të miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjeçar.
Mes të interesuarve për postin e kryeprokurorit është edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Pritet që vec saj, të garojnë edhe prokurorët Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.
Gjithashtu një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.