Ish-zëvendësministrja e Brendshme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka reaguar për akuzat e opozitës se ka lidhje me Habilajt dhe se ka udhëtuar në makinën tip ‘Audi” me targa AA 003 GB së bashku me ish- ministrin Saimir Tahiri.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Gjebrea thotë se në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin dhe se sulmet e opozitës janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën e saj. Gjebrea shprehet se nuk i ka ardhur asnjë kërkesë nga Prokuroria për të dëshmuar.
Sot, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi drejtoi para pak minutash në një deklaratë për mediet një sërë pyetjesh, lidhur me udhëtimin e ish-zv/ministres së Brendshme Elona Gjebrea me automjetin e Habilajve.
Çupi tha se Gjebrea ka udhëtuar disa herë me makinën e Habilajve, ndërsa shtoi se është koha që ajo të përballet me këto akuza dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.
Postimi i plotë i Elona Gjebreas
Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithe jetes dhe karrieres time.
Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.
Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.
Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.
Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.
Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.
Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.
Kontrata e Lobimit e Partise Demokratike Me Kompanine Muzin Capital Partners LLC by Tirana Today on Scribd