Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Akuzat për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt, reagon DSIK

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Akuzat për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt, reagon DSIK

Vjen reagimi i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit  të Klasifikuar pak pasi Meta iu drejtua me një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe krerëve të grupeve parlamentare, ku kërkonte ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar.

Ndërsa sqaron procedurën për pajisjen me certifikatë sigurie, DSIK thekson se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm.

“DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare)”, thuhet më tej në njoftimin e DSIK.

REAGIMI I PLOTË

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit te klasifikuar “sekret shtetëror”, të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjen rastin të bëjë këtë njoftim publik:

Pajisja me Certifikatën e Sigurimit të Personelit për z. Gent CAKAJ është kryer në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit në fuqi, duke respektuar detyrimet e parashikuara në Ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, i ndryshuar dhe Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”. Lidhur me këtë proces sqarojmë se:

1. Verifikimi i sigurisë për z. Gent CAKAJ është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore, parashikuar në Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit” dhe specifikisht të neneve 111 , 122 , 133 , 144 , 175 , 186 , 197 të tij.

DSIK administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, (pasi z. Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare).

Referuar përgjigjeve të Autoriteteve Verifikuese ka rezultuar se për z. Gent CAKAJ nuk ekziston rrezik i papranueshëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ.

Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore8 , sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE.

2. Procedurat e verifikimit të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikuara në nenin 18 të VKM së sipërcituar.

Kujtojmë, se në përmbajtjen e këtij neni, ndër të tjera është parashikuar se:

“Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit dhe lëshimit të CSP-së nga DSIK-ja është deri në 120 ditë kalendarike. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimit të sigurisë nga ana e autoriteteve verifikuese…..”  Në vijim thuhet se:

“….Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimin e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacionin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e marrjes së kërkesës”

17-06-19-07-30-16banner_kryeministria_e_re_1-1

DSIK, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar, vlerëson bashkëpunimin e ngushtë me Autoritetet Verifikuese brenda vendit dhe strukturën homologe të Republikës së Kosovës, që kanë kryer procedurat e verifikimit të sigurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Së fundi një sqarim plotësues, lidhur me “Certifikatën e sigurimit të personelit”.

“Certifikata e sigurimit të personelit”11, është dokumenti zyrtar i DSIK12 , ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër, i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Posedimi i këtij dokumenti përben një nga kriteret13 që duhet të plotësojë një individ, përpara se të njihet me informacionin e klasifikuar, (me përjashtim të rasteve për njohjen me informacionin e klasifikuar në nivelin “I kufizuar” që nuk kërkohet CSP).

Pra, aplikimi dhe pajisja me CSP është e detyrueshme vetëm për një individ që do të njihet me informacion të klasifikuar bazuar në parimin “nevojë për njohje”.

Nga ana tjetër, sigurimi i personelit, si një nga disiplinat kryesore të sigurimit të informacionit të klasifikuar, është një proces i vazhdueshëm dhe nuk përfundon me lëshimin e CSP. Në çdo rast, kur dalin të dhëna të reja që rezultojnë me rrezik të papranueshëm sigurie, DSIK rishqyrton vendimin e marrë.

DSIK administron dokumentacion të plotë lidhur me procedurat e ndjekura dhe informacionin e përftuar në funksion të verifikimit të sigurisë dhe të pajisjes me CSP të z. Gent CAKAJ.

TË LIDHURA

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

22:07 | 30/10/2025
Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja
Politikë

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj
Aktualitet

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Next Post
Kërkonte ryshfet dhe favore seksuale, lihet në burg gjyqtari Roland Hysi

Kërkonte ryshfet dhe favore seksuale, lihet në burg gjyqtari Roland Hysi

Refuzohet kërkesa e lirimit për dy ish-deputetët e PS

Refuzohet kërkesa e lirimit për dy ish-deputetët e PS

Jepini fund këtij turpi!

Jepini fund këtij turpi!







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma
Aktualitet

Tiranë/ Polici i dehur shkakton aksident, një grua dërgohet tek Trauma

by mirseda
22:07 | 30/10/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë trupë shërbimi...

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja

22:04 | 30/10/2025
Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

Vlorë/ Aksion “blic” në zonën e Skelës, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj

22:02 | 30/10/2025
Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

Studimi për përmbytjet në Mesdhe, si rrezikohet Shqipëria

21:09 | 30/10/2025
Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

Macron përballet me popullaritetin në rënie, Le Figaro: Vlerësimi i tij, vetëm 11%

21:08 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com