Kronikë

Kërkonte ryshfet dhe favore seksuale, lihet në burg gjyqtari Roland Hysi

               Publikuar në : 16:02 - 11/01/19 S.N

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të cilët u përfshinë në një aferë korruptive të publikuar nga emisioni “Stop”.

Hysi dhe Meçani u arrestuan pas publikimit të videos, ku gjyqtari Hysi merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një nënë të divorcuar, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Hysi i kërkonte nënës së divorcuar ryshfet dhe marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës. Policia ka vënë në pranga 50 vjeçarin dhe psikologen, e cila luante rolin e sekseres.

Kthehu