Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Akuzat ndaj Tahirit, Llalla takon prokurorët e krimeve të rënda

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Akuzat ndaj Tahirit, Llalla takon prokurorët e krimeve të rënda

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e krimeve të rënda, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë dosja e trafikut të drogës që drejtohej nga Habilaj.

Ky takim vjen pas një lumi akuzash drejt Tahirit, por duket se situata tashmë është rënduar. Sipas medieve italiane, rezulton se Moisi Habilaj ka shkuar disa herë në Itali për t’u kujdesur për trafikun e drogës, pas disa rasteve të goditura nga Guarda di Finanza.

Ajo që e implikon Tahirin është një përgjim që u publikua sot në mediat Italiane, “30 mijë duhet t’ia jap Saimirit”, kështu ka thënë Habilaj duke iu referuar shumës së parave 30 mijë Euro për një rast trafiku droge.

 Ish-ministri Tahiri kërkoi një takim urgjent me prokurorin Llalla, pas kërkesës së Bashës për arrestimin e tij, teksa e akuzonte se ishte kapiteni i trafikut të drogës, por Llalla ka refuzuar për shkak të agjendës së tij. Mësohet se gjatë paradites së sotme, Llalla zhvilloi një takim dhe me kreun e SHISH Visho Ajazi Lika.

Po ditën sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës që të mos takohet me ish-ministrin Saimir Tahiri.

“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të mos takohet me të dyshuarin Saimir Tahiri po të veprojë pa vonesë për ta vënë atë para përgjegjësisë penale,” shkruan ndër të tjera Basha.

Takimi i Llallës me prokurorët erdhi pas zbardhjes së dosjes së plotë prej 460 faqesh e hetimit ndaj Moisi Habilajt, ku është i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahir.  Dosja e Gjykatës së Katanias, vulosi fatin e Moisi Habilajt i cili e përmend Tahirin si kushëririn dhe mbështetësin e trafikut të drogës në këmbim të parave për fushatë.

Më datë 6 tetor 2013, Moisi Habilaj së bashku me Maridian Sulaj dhe Eneo Sulaj kanë udhëtuar nga Igumenica drejt Brindisit, teksa një pjesë të rrugës e kanë bërë me makinë.

Gjatë udhëtimit koka e grupit Moisi Habilaj ka zhvilluar një bisede telefonike me vëllanë e tij Florian Habilaj që ndodhej në Shqipëri. Gjatë bisedës Florian Habilaj i rrëfen të vëllait se do takohet në Tiranë me “shefin e madh” për të diskutuar problemet me të cilat është përballuar së fundmi grupi kriminal.

Moisi Habilaj: Ka noi rezultat?
Florjan Habilaj: “Isha në Tiranë, shefi i madh kërkoi të më takonte për të folur për situatën. Është cështje ore, mos u dëshpëro mos u shqetëso është cësthje ore për sa i përket sasive të drogës që do të nisen në Itali. Më tha ata e kanë bërë në rregull, perse duhet ti telefonoj.  Shefi i madh e telefonova ate ne celular, dhe i thashë që nuk duhet të implikohej e ti linte, ai u përgjigj duke u justifikuar, jo kendej jo andej.  Kjo persa i përket të tjerave, cfare ke për të bërë bëje shpejt, gjithsesi nuk duhet të shqetësohesh për asgjë më than ë fund shefi. Ne dhe ju jemi bashkë., ne nuk ju godasim, kush ka shqetësuar, kush ka shkatërruar gjithë atë biznes i thashë. Ai më tha “shko e mos u shqetëso, dhe të dërgon të fala në mënyrë të veçantë”.

Emri i ish-ministrit Saimir Tahiri del në përgjimet e 16 dhjetorit të vitit 2013 gjatë një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt. Moisiu thotë se “Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro”. Sabi i thotë “që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale”. Por Moisiu i thotë “që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë, që ishte në pronësi të ish ministrit Saimir Tahiri, i cili pranoi sot se ka bërë gabim që makinën ua ka shitur kushërinjve. Gjithashtu një person me emrin Saimir por pa u specifikuar nëse behet fjalë për ish ministrin del edhe në një tjetër bisedë ku Moisi Habilajt i bën një bilanc të shpenzimeve Sabautin Celes.

“75 mijë janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ia çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet në dosje.

Florian: Sot me ka thirrur ne Tirane Shefi i madh
Ne date 6 tetor 2013 Moisi Habilaj qe ndodhet ne Katania flet ne telefon me vellain Florian qe ndodhet ne Shqiperi. Ky i fundit e informon se eshte thirrur ne Tirane nga “shefi i madh” te cilit nuk ja permend emrin. Hetuesit italiane nuk e kane identifikuar akoma, edhe pse kjo fjali le te nenkuptohet se banda e Moisi Habilajt kishte nje nivel te larte qe e drejtonte nga kryeqyteti.

Florian Habilaj – Cfarë po bën?….ej, më dëgjon
Moisi Habilaj – C’ thuhet? C’ behet? Femijet mirë?
Florian Habilaj – Hic , mirë, gjithcka në rregull
Moisi Habilaj – E mbylle?
Florian Habilaj – Po , po.. do të dërgoj targat dhe anulimin e Porsch me to
Moisi Habilaj – Po kur do të mi dërgosh?
Florian Habilaj – t’ I ka dërguar, vëlla.. nuk e di kur, më telefonoi , nuk të tha?
Moisi Habilaj – Mere në telefon dhe pyete se me kë ti ka dërguar , kështu që nesër dërgoj atë që të presë autobusin
Florian Habilaj – ok, ne rregull
Moisi Habilaj – C’ thuhet tjetër?
Florian Habilaj – Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)
Moisi Habilaj – Po c ne?
Florian Habilaj – Më kërkoi ‘’shefi I madh’’
Moisi Habilaj – Cfarë donte?
Florian Habilaj – Asgjë, , për këto… për situatën
Moisi Habilaj – Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)
Florian Habilaj – Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë
Moisi Habilaj – Po cfarë të tha?
Florian Habilaj – më tha, “” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu” ( nëkupton që I ka shpejguar gjithcka fill e për pe)
Moisi Habilaj – qe do të thotë?
Florian Habilaj – I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh ( në kuptimin që nuk zgjat shumë ), mos e mendo më gjatë
Moisi Habilaj – , ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje
Florian Habilaj – po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi
Moisi Habilaj – Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam (bezdisëm shefin)
Florian Habilaj – edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’
Moisi Habilaj – e kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?
Florian Habilaj – E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?
Moisi Habilaj – po, më thuaj , vëlla
Florian Habilaj – e kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit
Moisi Habilaj – Po
Florian Habilaj – ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…
Moisi Habilaj – sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?
Florian Habilaj – Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin
Moisi Habilaj – …. Blasfemi
Florian Habilaj – … megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)… ‘’shko dhe mos e vrit mendjen’’
Moisi Habilaj – e ka të qartë ai…
Florian Habilaj – sigurisht qe e ka të qartë, si jo… I thashë…ia thashë të gjitha, Moisi
Moisi Habilaj – Ateherë dakort
Florian Habilaj – ai I tha ‘’ ne s kemi faj…. Na shqetësoi…na shkatërroi të gjithë biznesin ‘’ – I thashë (shefit)
Moisi Habilaj – në rregull
Florian Habilaj – me tha’’ shko dhe mos e vrit mendjen” dhe të bëri të fala në mënyrë të veçantë

Maridian: Humba 1.3 tone droge, si kur humb nje femije 

Sabah (Z): Sa mirë që shpëtuam… sa mirë!
Maridian: Ça thua
Z: Sepse, nëse ai do të kishte lajmëruar në heshtje, do të na kishin kapur aty.
M: Pastaj ku do të kishim ikur… vetem te mbyteshim… (shan)… për atë i lutesha Zotiti sot: “Zot… të paktën na shpëto ne… sepse ajo (i referohet mallit) iku… të paktën mendo për ne”… i thoja.
Z: Çfarë na bëri ai qelbësirë!
M: Na prishi çdo gjë… na ka dëmtuar
Z: Lëre çfarë dëmi
M: Po kur e shihja atë punë (i referohet mallit ndr) që përfundoi ashtu… Xhaxha… nuk e di… më vinte keq si të ishte një fëmijë
Z: 1 ton e 300 mijë kile ishin
M: Më vinte shumë keq sikur të bëhej fjalë për një fëmijë… e kupton?… që e kapën ata.
Z: Një ton e 300 kile ishin
M: Kur e shihja që e merrnin ata qelbësira në kurriz

Trafikantët: Dua 160 mije euro e i dua të vdekur të tre

Mariglen Alimuçaj: Qelbësirat që na kanë…
Moisi: Na varrosën e na lanë fëmijët në rrugë!… Ua q… do t’i kishim parë kalamajtë tanë burra 20 vjeçarë (nëse do t’i kishin kapur ndr.)… unë kam për të marrë akoma 160 mijë euro nga ky që (inc.le)…
Mariglen Alimuçaj: Ku e ke makinën?
Moisi: Këtë ku do të shkojmë ne poshtë… dhe do i  them Anxhelos (e ka për Busacca Angelo , ndr) ti marr ato 160 mijë euro ashtu siç janë dhe i dua të vdekur  të tre… të betohem mbi dy fëmijët e mi… i dua të masakruar… 160 plus 100… 260… plus 40… 300… 400 mijë euro… nuk mund t-i bësh asgjë….

Më pas Habilaj Moisi imiton disa persona me siguri me origjinë kataneze duke thënë:  Mana Mirere i me figghii… ma morere kistu… ma morere kiddu”! (Duhet te vdesin femijet e mi… duhet te vdese ky… duhet te vdese ai).

Mariglen Alimuçaj:Duhet të mendosh për këta qelbësira… po këta qënkan qelbësira!
Moisi: U q…

Dosja e Moisi Habilajt by Tirana Today on Scribd

Tags: AkuzaLlallaprokuroreTahiritakim

TË LIDHURA

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish
Aktualitet

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

09:13 | 08/04/2026
Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA
Aktualitet

Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

09:00 | 08/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca
Politikë

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Next Post
Lamtumira e Canës/ Nderohet nga Neymar dhe yjet e kampionatit francez

Lamtumira e Canës/ Nderohet nga Neymar dhe yjet e kampionatit francez

Serbët nuk kanë besim, marrin me vete bukë e ujë

Serbët nuk kanë besim, marrin me vete bukë e ujë

BE rrezikon të shpërbëhet, Rusia nis revanshin  

BE rrezikon të shpërbëhet, Rusia nis revanshin  







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës
Bota

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

by mirseda
09:32 | 08/04/2026
0

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm, obligacionet u rritën dhe aksionet ishin në nivele të larta pas njoftimit...

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

Projekti “Marina dhe Jahtet e Durrësit”/ Ndërhyrje në Portën nr. 4 të Portit, kufizim korsish

09:13 | 08/04/2026
Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

Trump shpalli armëpushim me Iranin, reagimet brenda SHBA-ve

09:08 | 08/04/2026
I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

I mbijetoi dy luftërave Botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shek 19-të

09:06 | 08/04/2026
Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

Kryeministri Rama promovon Samitin e Diasporës me videon e realizuar me IA

09:00 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com