Akuza e fortë e Nanos: Oligarkët paguajnë rroga nëpër administrata

Ish-kryeministri Fatos Nano, ka bërë një akuzë të fortë në drejtm të oligarkëve, për të cilët thotë se paguajnë rroga të dyta në administratë dhe hipotekë.

I ftuar në emisionin ”Opinion”, Nano tha se kjo ndodh në mënyrë që këto institucione t’u shërbejnë atyre, ndërsa shton se këto janë fenomene që duhen luftuar.

Fatos Nano: ”Madje disa syresh thonë, sepse duhet investiguar gjerat por ju mediat nuk e bëni këtë gjë. Thonë se oligarkët paguajnë rroga të dyta nëpër administrata e në hipoteka. Në mënyrë që tu shërbejnë atyre.”

Blendi Fevziu: ”Kjo është normale besoj.”

Fatos Nano: ”Këto janë fenomene që duhen luftuar.”

Blendi Fevziu: ”Luftohet dot?”

Fatos Nano: ”Po flas për vullnetin politik për t’i luftuar…nuk besoj që e gjithë kjo zallamahi na tregon se kush nga kryeministrat ka qenë më i korruptuari, Rama apo Berisha.”