Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, gjithmonë është shfaqur mjaft i distancuar nga intervistat, e mesa duket, ka një arsye të fortë. Ai është treguar mjaft i prerë me përgjigjen e tij, ndërsa ka shuar kureshtjen teksa ka qënë i ftuar në emisionin e Roza Latit.
“Pse nuk del asnjëherë në intervista?”, e pyet Roza, ndërsa Albano i përgjigjet:
“S’më do trapi. Nuk para dal shumë në emisione, se më duket idiotësi kjo që bëjnë njerëzit. Që dalin sa më shumë të kenë mundësi. Kur nuk ke gjë për të thënë, më mirë mos dil”.