Aktori me origjinë shqiptare Jim Belushi, do të ndahet nga bashkëshortja e tij. Ai ka bërë kërkesën për divorc nga gruaja Jennifer Sloan pas 23 vitesh martesë, në Gjykatën Superiore të Los Angeles të premten, raporton TMZ.
Ndarja vjen vetëm tre vite pasi çifti paraqiti kërkesën për divorc, për shkak të “dallimeve të papajtueshme” në mars 2018. Aktori, 67-vjeç, paraqiti shkresat për të pushuar çështjen e divorcit – e cila u miratua dhe u nënshkrua nga një gjyqtar në maj 2019.
Jim Belushi dhe Jennifer Sloan u martuan në maj 1998, dhe kanë dy fëmijë së bashku: vajzën Jamison, 22 vjeç dhe djalin Jared, 19-vjeç.
Ai ka pasur dy martesa të dështuara; me Marjorie Bransfield nga 1990 deri në 1992 dhe me Sandra Davenport nga 1980 deri në 1988.
Ai ka një djalë të quajtur Robert Belushi, 38-vjeç, me ish bashkëshorten Sandra Davenport. Belushi ka një karrierë të madhe filmike.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Tirana Today