Aktori shumë i pëlqyer turk, Erkan Petekkaya, bëri më shumë bujë në Shqipëri me rolin e “Xhihanit” në serialin “Fate të kryqëzuara”.
“Prive” ka zbuluar se aktori turk, së fundmi do të jetë në Kosovë, si i ftuar special në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”.
Emisioni do të nisë transmetimin e tij këtë të premte, dhe mësohet se Erkan do të qëndrojë tek një nga hotelet e kryeqytetit.