Gjykata e Tiranës ka liruar sot aktorin Albano Bogdo, i arrestuar dy ditë më parë. Bogdo u kap nga policia, duke drejtuar makinën pa patentë, ndërkohë mësohet se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e “detyrimit të paraqitjes”.
Aktori i njohur Albano Bogdo u kap në rrugët e Tiranës, duke drejtuar mjetin pa patentë. Kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet pa patentë.
Aktori Albano Bogdo nuk është i pajisur me leje drejtimi. Në ditën kur Erdogan erdhi në Shqipëri, Bogdo u përplas me efektivët duke u kërkuar që të lironin rrugën e cila ishte e bllokuar.