Fjalimi i djeshëm i adoleshentes Greta Thunberg në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i ka emocionuar të gjithë. 16-vjeçarja iu drejtua liderëve botërorë, duke u thënë se duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota.
Thunberg ka qenë e ashpër me liderët botërorë, ku sipas saj gjithçka ata thonë janë fjalë boshe, pasi shqetësimi i tyre më i madh janë paratë. Në një kohë kur ekosistemi është duke u shkatërruar.
Në samitin e ndryshimeve klimatike mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. I cili fillimisht nuk ishte planifikuar të merrte pjesë në samit. Por, pas 15 minutash pasi dëgjoi vetëm fjalimin e Kryeministrit indan Narendra Modi, ai u largua. Duke mos e dëgjuar në sallë fjalimin e 16-vjeçares.
Edhe pse ditën e sotme ai postoi në Twitter videon e fjalimit, shoqëruar me një koment sarkastik, shkruan Tirana Today.
“Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që e pret një e ardhme e ndritshme dhe e mrekullueshme. Kaq e këndshme për tu parë! ”
Thunberg, e cila nisi lëvizjen globale me grevat javore për mbrojtjen e mjedisit, vizitoi New York për samitin e klimës. Para fillimit të samitit ajo u përballë në distancë me Presidentin Trump. Ndërsa ky i fundit kaloi para Thunberg, ajo e fiksoi atë me një vështrim të qëndrueshëm, video e së cilës u bë virale menjëherë.
Më poshtë ne ju sjellim një pjesë nga fjalimi i fuqishëm që Thunberg përcolli gjatë samitit. Dhe prej ditës së djeshme është duke u shpërndarë nga një numër shumë i madh njerëzish, për impaktin që pati.
“Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të isha këtu. Unë duhet të kthehem në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Përsëri, ju vini te ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni!
Ju keni vjedhur ëndrrat e mija dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Por, përsëri unë jam një nga ata me fat. Njerëzit janë duke vuajtur, duke vdekur. Ekosistemet janë duke u shkatërruar. Jemi në fillim të një zhdukje masive dhe e vetmja gjë për të cilën ju flisni janë paratë. Dhe përrallat e rritjes së vazhdueshme ekonomike. Si guxoni!
Për më shumë se 30 vite shkenctarët e kanë bërë shumë të qartë. Si guxoni të mos e shihni këtë gjë dhe të vini këtu e të thoni se jeni duke bërë mjaftueshëm. Kur politikat dhe zgjidhjet që nevojiten nuk duken në horizont.
Ju thoni se na dëgjoni ne dhe se e kuptoni emergjencën. Por, nuk ka rëndësi sa e trishtuar dhe e nevrikosur jam, unë nuk dua ta besoj këtë gjë. Sepse nëse vërtetë do ta kuptonit situatën dhe përsëri do të vazhdonit të dështonit në marrjen e veprime, kjo do të ishte mizore. Dhe unë këtë refuzoj ta besoj.
Ju jeni duke na zhgënjyer, por të rinjtë po e kuptojnë tradhtinë tuaj. Sytë e të gjithë brezave të ardhshme janë mbi ju. Dhe nëse ju zgjidhni të na zhgënjeni, po ju them: Ne nuk do t’iu falim asnjëherë.”/ Përgatiti: TIRANA TODAY