Një fugon i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident automobilistik mëngjesin e sotëm. Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë është lënduar një prej policëve që udhëtonte në fugon.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Qesarat të Memaliajt.
Përveç policëve, në fugon kanë qenë edhe tre të burgosur. Pas aksidentit polici është transportuar në spitalin e Gjirokastrës.
Grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit.