Kronikë

Aksidenti në Korçë-Pogradec, shkon në 9 numri i të plagosurve

               Publikuar në : 22:09 - 10/07/19 Enno

Shkon në 9 numri i të plagosurve në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Mësohet se personat e plagosur po udhëtonin në mjetin tip “Land Rover” nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit, teksa në një moment makina ka dalë nga rruga.

Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit që u shënua mbrëmjen e sotme është bërë moti i keq.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT