Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, ku janë përplasur dy mjete. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Nga përplasja e fortë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç.
Ata tashmë janë nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, po vijojnë punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.