Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Lezhë-Milot.
Burimet paraprake, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se një mjet tip “Golf 5″, ka goditur nga pas një ekskavator të Bashkisë Lezhë.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Të plagosurit e aksidentit ndodhen në spital, dhe po marrin ndihmë mjekësore.