Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Një automjet tip ‘BMW’ ka përplasur për vdekje këmbësoren 64-vjeçare.
“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë”, informon policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.