E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Inceneratorët, Tabaku-Veliajt: Ti dhe Rama nuk do i shpëtoni drejtësisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, faturonte 30% më shumë për mbeturinat.

Tabaku tha se Veliaj pati guxim të shfaqej sot në Sharrë, teksa është përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Sipas Tabakut, Veliaj nuk dha asnjë llogari për 25 mln eurot e vjedhura në inceneratorin e Sharrës.

Ajo u shpreh se Rama dhe Veliaj nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale për miliona euro dhënë kompanive fantazëm për inceneratorë që nuk punojnë.

Postimi i Tabakut në Facebook

Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes, pergjegjesi per jeten e humbur te Ardit Gjoklajt u shfaq sot  ne inceneratorin e Tiranes pa dhene asnje llogari per 25 mln eurot e vjedhura aty.

Ai qe nuk pastron dot plehrat e Tiranes, u perpoq me kot te pastroje pislliqet e shefit te tij qe ka paguar 75 mil euro per inceneratore qe nuk ekzistojne.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale per miliona euro dhene kompanive fantazem per inceneratore qe nuk punojne.

Duhej guxim i madh nga ana e Veliajt te shfaqej sot ne Sharre, por perfaqesuesi me i denje i shpifjes dhe baltosjes,…

Publiée par Jorida Tabaku sur Vendredi 16 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...