Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Morinë.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ku mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.
”Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Volkswagen” shtetasi F.O., dhe kanë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.”, informon policia.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.