Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:05 në Kashar.
Bëhet me dije se mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.