Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Pogradec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Lin.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spital.
Lidhur me këtë aksident, fatmirësisht pa pasoja për jetën, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.