Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Pukë.
Përkatësisht, aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Qafë Mali-Bajram Curri”, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Dardhës”.
Raportohet se për pasojë, humbi jetën shtetasi Mark Nika, rreth 70 vjeç.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes ndërkohë detaje të tjera pritet që të dalin në orët në vijim.