E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie.

Dje për shembull ka thyer rekordin e një parashikuesi politik për zgjedhje, duke deklaruar se do ndodhin dy gjëra të cilat nuk mund të ndodhin kurrë njëkohësisht.

Fillimisht ka thënë që nuk do të ketë zgjedhje dhe se ato po i grabit Edi Rama me Kushtetutë.

“Edi Rama nuk po e bën me zgjatje mandati por me grabitje mandati me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje antidemokratike, antiligjore, se një votues për partinë e parë, e ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë. Zgjedhje këto nuk janë.”

Një deklaratë e tillë nënkupton që Edi Rama me ndryshimet kushtetuese i ka të fituara zgjedhjet, pasi po i grabit. Për ta ilustruar këtë Berisha ka shpikur dhe që votuesi i partisë së parë e ka fuqinë e votës katër herë më të madhe se votuesi i partisë së dytë.

Nuk ka ndonjë aritmetikë për këtë, por një votë socialiste, i duket katër herë më e fortë se një votë demokrate, pasi ka tërë jetën që del parti e dytë.

Duke lënë mënjanë lathitjet e moshës, ajo që mund të marrë si mesazh një demokrat, kur dëgjon këtë pjesë të ligjërimit të tij, është se Edi Rama po ua vjedh votat me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë shpresë.

Pastaj vjen parashikimi i dytë, i cili garanton se Edi Rama është i humbur dhe i pashpresë, i ka hyrë frika në palcë, ai është i humbur në çdo sondazh dhe nuk kandidon në Durrës nga frika e Bashës. Me këtë rast ja caktoi dhe Bashës Durrësin, që mos ta ketë në Tiranë në një listë me të, se nuk do t’i bëjë karshillëk.

Lexo edhe :   Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta
Lexo edhe :   Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta

Kur dëgjon këtë të dytën demokrati i zakonshëm relaksohet dhe thotë “i paskemi të sigurta zgjedhjet”.

Nëse këto dy mesazhe një votues do t’i dëgjonte të ndara, njërën sot, e njërën nesër, mund të ishte në dilema se kush është i vërtetë, por kur i dëgjon, brenda një minute nga i njëjti njeri, në në të njëjtin paragraf të ligjërimit të tij, i vetmi shpjegim që mund të japë, është se folësi ka rrjedhur.

Tani ose Edi Rama  e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese dhe e ka grabitur pushtetin, ose është i vdekur se i dalin sondazhet keq dhe e tremb jashtëzakonisht shumë Lulzim Basha po kandidoi në Durrës, aty ku e caktoi Berisha.

Të dyja bashkë shkojnë vetëm për një tru të degraduar dhe në panik , që para se të përgatitet të bërtas “fitore”, bën njëherë nekreologjinë e humbjes.

Nëse është e vërtetë pjesa e parë që Edi Rama e ka garantuar fitoren me ndryshimet kushtetuese,  nuk shkon ajo pjesa e dytë që ai është i trembur, dhe nëse është e vërtetë pjesa e dytë, që ai ka frikë nga Basha dhe e ka të sigurtë humbjen, PD dhe Berisha s’ka pse tremben nga ndryshimet kushtetuese, një pjesë të të cilave i duan dhe vetë.

Por kjo është logjikë për njerëzit normalë, jo për Berishën. Berisha në fillim thotë atë që ndjen, pastaj atë që ëndërron.

Ajo që ndjen Berisha, është se Edi Rama do fitojë pushtetin, qoftë dhe me “grabitje kushtetuese mandati”, siç ja ka taksuar ai, kurse ajo që ëndërron Berisha është që Edi Rama është i frikësuar për vdekje nga Lulzim Basha dhe e përfytyron atë duke ikur me vrap nga Durrësi për në Vlorë, duke parë mos e ndjek Luli.

Zakonisht ndodh ajo që ndjen, jo ajo që ëndërron. /Tema

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...