Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ajo që mbeti mister në shkarkimin e Gledis Nanos

Nga: Andi Bushati

Asgjë nuk është ashtu sikur duket në largimin e drejtorit të policisë Gledis Nano. Ngjarja është më e komplikuar se sa u mundua ta paraqesë ministri i brendshëm Çuçi, pra si një reflektim i qeverisë për punën e dobët të policisë, për 47 vrasjet e këtij viti dhe kronikën e zezë të rënduar të kësaj vere.

Nëse do të qe e tillë, Nanos do ti qe kërkuar të dorëzonte çelësat që pas ngjarjes makabër të Himarës, kur pas masakrimit të Jonadës së vogël, mijëra protestues dolën në rrugë me thirrjet për dorëheqjen e tij. Një qeveri me mendësi demokratike nuk do të kishte pasur mundësi më të mirë për të ndërthurur konkluzionet që ajo kishte nxjerrë për punën e dobët të policisë me dëgjimin e vullnetit të njerëzve.

Por atëherë ndodhi e kundërta. Rama jo vetëm e mbajti në punë Gledis Nanon, por atë e detyruan të luante para kamerave, sipas modeleve Veliaj- Balluku, duke aktruar aksione për bllokimin e skafeve dhe motorrëve të ujit.

Ka një faktor tjetër që ka luajtur rol në heqjen qafe të Nanos dhe kjo lidhet, mbi të gjitha, me shfaqen tragjiko komike që u luajt dy ditët e fundit në nivelet e larta të Ministrisë së Brendshme. Në fillim të javës, me ngulmimin e një njolle vaji, u hap lajmi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kishte dhënë dorëheqjen pas kërkesës së ministrit. Me siguri, që në majë të qeverisë ishte planifikuar një skenar i ngjashëm, me atë të një viti më parë, kur nga drejtimi i policisë u largua një militant si Ardi Veliu. Ai shkroi një letër qersharake ku e falenderonte Ramën për mundësinë që i pati dhënë dhe i lutej me padurim se qe i gatshëm ta ndihmonte në detyra të reja.

Ngjarja u mbyll me hapy-end, publiku nuk pa asnjë krisje në radhët e rilindjes, dhe ish kryepolici që kishte shërbyer edhe si alibi për grabitësit e zgjedhjeve, u regullua në një punë tjetër.

Gledis Nano me sa duket nuk e pranoi një largim në paqe dhe të negociuar. Sapo doli lajmi i dorëheqjes, ai reagoi duke thënë se një gjë e tillë nuk qe e vërtetë dhe se ai vazhdonte të qëndronte në detyrë, pasi nuk kishte ndër mend të vetë largohej. Madje, burime pranë tij tregojnë se ai u kërkoi ndihmë edhe selive perendimore diplomatike që i këshilluan të njëjtën vijë sjelljeje. Vetëm pas kësaj qeveria u detyrua ta shkarkojë, duke u detyruar të pranojë bashkë me këtë akt edhe dështimin në punën një vjeçare të policisë.

Natyrisht, ky qëndrim nuk e bën Gledis Nanon një polic më të mirë. Drejtimi i tij ka qenë një dështim ashtu si ai i gjithë paraardhësve të vet, apo i atyre që do ta pasojnë, të cilët janë detyruar të drejtojnë uniformat blu në kuadrin e një shteti, sa të kriminalizuar, po aq dhe të politizuar. Por ama fakti se ai nuk pranoi të sillet si gur shahu i rilindjes, sipas modelit Ard Veliu: “partia jote të vë, partia jote të heq”, zbulon në një farë mënyre edhe arsyen reale të daljes së tij nga skena.

Ngjarja e fundit tregoi se ai nuk qe aq militant sa duhej. Por ka së paku dy arsye se përse Edi Ramës i duhet, pikërisht sot, një i tillë. Së pari në kushtet kur ai po planifikon të mbushë gropën e madhe që ka krijuar në buxhet përmes parave të krimit, amnistisë fiskale, pashaportave të arta dhe rikthimit të basteve, gjëja që i volit më pak është një drejtor policie që i pëshpërit në vesh aleatëve perendimorë, të cilët janë kundër këtyre nismave.

Ai ka nevojë për një vasal mbi vasalët. E kjo edhe për një arsye të dytë. Nëse gjendja e rëndë ekonomike dhe kriza e çmimeve e ysht opozitën e Berishës dhe Metës në protesta permanente në këtë vjeshtë, kryeministrit do ti duhet një polici militante për përballimin e tyre. Ndoshta Gledis Nano, ashtu sikurse tregoi edhe mosbindja e tij e fundit, nuk jepte garanci të mjaftueshme për këto. Prandaj atë e larguan, ndonëse nuk pranoi të dorëhiqej. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIÇuçiGledis NanoMinistri i Brendshëm

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Aksioni politik i PD/ Berisha bën ‘shpërndarjen’, dërgon Topallin në Lezhë

Aksioni politik i PD/ Berisha bën 'shpërndarjen', dërgon Topallin në Lezhë

Vjen në jetë Zoi, Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë (FOTO)

Vjen në jetë Zoi, Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë (FOTO)

Bordi vendos çmimet e reja/Ulet me 2 lekë nafta dhe me 3 lekë benzina

Bordi vendos çmimet e reja/Ulet me 2 lekë nafta dhe me 3 lekë benzina







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com