Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Agim Rada, përballë diktaturës dhe artit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Agim Rada, përballë diktaturës dhe artit

Nga Anxhela Ferra

Një djalë rebel, kundër sistemit. Kështu ishte Agim Rada, i riu që nuk u fabrikua kurrë. Përballë varfërisë dhe arrestimit të babait për arsye politike, ai asnjëherë nuk ndaloi së ëndërruari për artin. Nuk e dinte që kishte talent për skulpturën, pavarësisht se kalonte orë të tëra duke lexuar vepra të ndryshme dhe parë me ëndje piktura të ndryshme. Ishte një mësuese e cila e pikasi talentin e Radës, për të nisur një rrugë të cilën nuk do ta braktiste më kurrë.

“Ky burg nuk ka qenë vetëm për babain tim, ka qenë për gjithë shqiptarët. Ishte shumë e vështirë që dëshira me mundësinë të përputheshin. Unë nuk e di si arrita të shpëtoja pa hyrë në burg, duke qenë aq shumë kundër sistemit. Si duket unë nuk dija të bëja punë tjetër përveç kësaj, edhe vetëm këtë duhet të bëja. Në qendër të Tiranës njiheshim si hokatarë, bënim batuta për budallenj si Pilo apo Lenka Çuko.”

Edhe pse me njollë në mbiemër, Rada përfundoi studimet në Institutin e Arteve të Bukura. Por, arti i tij komprometues nuk pëlqehej në Tiranë. Ndaj e çojnë në Kavajë për të bërë poça.

“Kalova rininë time, rreth 6-7 vjet i izoluar, ai ishte një lloj internimi i padeklaruar. Kështu bënin  në ato vite, ata që nuk ishin pjesë e tyre, pjesë e sistemit i largonin nga kryeqyteti. Pasi ne nuk pranonim të bënim ato vepra apo ato çka na urdhëronin.

Që kur ka filluar të mendoj, që 10 vjeç thosha se çfarë është kjo ku jetojmë. Me çfarë ferri, tmerri po jetojmë dhe çfarë budallenjsh na rrethojnë.

Unë gjithmonë i kam parë nga lart gjërat, asnjëherë nuk jam përfshirë me masën apo turmën. Madje kur isha i ri, hipja me disa shokë te 15 katëshi teksa po ndërtohej dhe i thosha se nëse duan ta kuptojnë se cilët janë njerëzit, aty ishte vendi i duhur. Njerëzit ishin si milingona dhe ishin pikërisht ata njerëz që shkonin në mitingje, ata që brohorisnin për Enverin.”

Drejtorin e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, përherë e gjen në ndërtesë, me duart e baltosura, herë sipër skelës për të rregulluar Fan Nolin apo Klerikun e Prangosur. Herë të tjera, për të gjetur paqe shkon të pikturojë.

“Tani në qershor unë bëj 40 vjet që punoj në QRVA, këtu kam punuar me të atin e Edit, të ndjerin Kristaq. Jam 65 vjeç dhe i kam duart gjithë allçi, vij në 8 të mëngjesit dhe largohem  në 8 të darkës. Nuk ka ditë për skulptorin, për artistin e vërtetë ka ditë e natë. Truri im është pa ndalim në këtë punë dhe vetëm për këtë punë.”

Agimi nuk shet, përkundrazi skulpturat më të bukura i dhuron.

“Në Shkodër unë bëra atë klerikun me pranga dhe ia dhurova qytetit. Siç do dhuroj statujën e Nolit në Boston, apo Skënderbeun në Paris. Po punoj Lasgush Poradecin dhe nën pallto i kam futur qenin, sepse i vetmi mik  i tij deri në vdekje ishte ai. Pavarësisht se çfarë thonë pas vdekjes, unë e di shumë mirë që ai nuk ka pasur miq. Kam aty nudon, e cila është një frymëzim, muzë për të krijuar. Nga aty hidhem, bëj një lab, të cilin mendoj ta vendosim rreth 20 m sipër në Llogara, si një vulë e identitetit kombëtar.

Unë nuk fitoj lekë nga skulpturat e mija, për mua mjafton dhe më lumturon vetëm të lë pas veprat. Detyra ime është që unë të bëj atë që di në të mirë të vendit tim.” TIRANA TODAY

 

Tags: Agim RadaartdiktaturekomunizemQendra e Realizimit të Veprave të Artitskulptori

TË LIDHURA

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

22:25 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë
Aktualitet

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje
Aktualitet

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
Next Post

Berisha: Brenda 10 ditëve 2 vrasje shtetërore

Dominim madrilen në skuadrën e Championsit, por mungon heroi…

Dominim madrilen në skuadrën e Championsit, por mungon heroi...

Kirurgjia moderne e këmbës i jep zgjidhje edhe rasteve më të komplikuara

Kirurgjia moderne e këmbës i jep zgjidhje edhe rasteve më të komplikuara







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com