Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Administratori i firmos refuzimin e ndërtimit të shtëpisë, familja jeton n’çadër

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Administratori i firmos refuzimin e ndërtimit të shtëpisë, familja jeton n’çadër

Tërmeti që ra në datën 1 qershor në qarkun e Korçës , la mbi 100 shtëpi të rrënuara, banorët e të cilave u detyruan të jetonin në çadra.

Një prej tyre është edhe familja e Petrit Xhaferrit e cila sot e kësaj dite jeton në çadër.

Shtëpia e tij ende nuk është rikonstruktuar edhe pse bashkia ka bërë një prevendiv, por firma ndërtuese së bashku me administratorin e njësisë administrative dorëzojnë një dokument në bashki, sikur Petrit Xhaferri ka hequr dorë nga rikonstruksioni i shtëpisë. Gjë të cilën kryefamiljari e mohon.

Petriti nga fshati Kamenicë ankohet në “Fiks Fare” se ende 6 muaj pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë ai ende jeton në çadër. Bashkia me anë të specialistëve të saj kanë vlerësuar nga afër shtëpinë ku kanë dalë me një preventiv në të cilin përfshihet rikonstruksioni i shtëpisë me një vlerë prej 3 milion e gjysmë lekë. Por që sot e kësaj dite nuk kanë filluar punimet.

“Firma që do të kryente rikonstruksionin erdhi lamë edhe fillimin e punimeve, por pastaj nuk janë dukur më ” shprehet Petriti. Tani që erdhi dimri jetesa për familjen Xhaferri është bërë shumë e vështirë, pasi çadra ku ata jetojnë fut ujë . Në këto kushte natën e kalojnë tek komshinjtë kurse ditën e kalojnë në një dhomë të vogël. Bashkëshortja e Petritit ankohet se zona është e ftohtë dhe nuk mund të jetojnë më në këto kushte , plus me lot në sy ajo shpreh keqardhje për plaçkat e shtëpisë të cilat janë prishur”. “Kemi punuar një jetë të tërë për ato plaçka”, thotë ajo.

Gazetarët e Fiksit u interesuan në Bashkinë Korçë se pse ende nuk kanë filluar punimet tek shtëpia e Petrit Xhaferrit. Drejtoresha e Urbanistikës Zhaneta Lubonja shpjegoi se njihet me rastin e Petritit. Pasi është bërë vlerësimi dhe preventivi nga ana e punonjësve të bashkisë u ka shkuar një shkresë sikur qytetari Petrit Xhaferri refuzon t’i rikonstruktohet shtëpia.

“Në këto kushte ne e kemi përfshirë në listën e dëmshpërblimit me para, pasi të kaloj me VKM”, shprehet Lubonja.

Gazetarët e Fiksit kërkojnë të shohin dokumentin që Petriti ka refuzuar pasi ai vetë e mohon një gjë të tillë, por disponon një dokument që ka rënë dakord të bëhen punimet. Drejtoresha shpjegon se ky dokument nuk ndodhet në bashki, por në Njësinë Administrative Mollaj.

Bashkë me Petritin grupi i xhirimit takojnë administratorin e njësisë, Like Shkëmbi. Ky i fundit paraqet një dokument të firmosur nga ai vetë dhe përfaqësuesi i firmës së ndërtimit , por jo nga i dëmtuari.

Petriti mohon të ketë refuzuar punimet ndaj edhe në dokument nuk gjendet firma e tij, por administratori Shkëmbi shprehet se nuk ka qenë prezent kur është bërë procesverbali dhe është refuzuar rikonstruksioni, por që është refuzuar dhe ndaj e ka firmosur.

Pyetjeve të shumta të të dëmtuarit që ende jeton në çadër administratori Shkëmbi i bën bisht duke u larguar pa dhënë asnjë shpjegim.

Tashmë Petriti nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm të lutet që VKM-ja të kaloi sa më shpejt, për të marrë lekët dhe t’i kryej vetë punimet. /TCH

Gjithashtu mund të lexoni:

Familja mes skamjes/“Rrini sot se do hamë nesër. Nuk e dua më këtë jetë kështu” (video)

Tags: administratorçadërfamiljajeton

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Next Post
Shkarkohet trajneri i Premier Ligës

Shkarkohet trajneri i Premier Ligës

“Po bën si i çakallosur”, Ngjela zbulon kujt i trembet Meta

"Po bën si i çakallosur", Ngjela zbulon kujt i trembet Meta

Lista me emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese/ Gjonaj jep detajet  

Lista me emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese/ Gjonaj jep detajet  







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”
Showbizz

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

by mirseda
21:49 | 11/02/2026
0

Nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor. Së fundmi,...

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

Çfarë ndodhi brenda shtëpisë së BBVip 5? Kristi lag me ujë Rogertin

19:54 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com