Politikë

Lista me emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese/ Gjonaj jep detajet  


               Publikuar në : 21:56 - 19/11/19 M S

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, qartësoi arsyen pse presidentit i është dërguar një listë me katër emra, për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ajo deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, se presidentit Meta i është dërguar një listë me katër emra, pasi e tillë është procedura.

Gjonaj shtoi më tej se Kreu i Shtetit, nga katër emrat që ka në tavolinë, duhet të zgjedhë tre prej tyre, ata që janë më të kualifikuar. Në argumentin e saj, ministrja tha se lista është dërguar me katër emra, për ta bërë sa më transparente të gjithë situatën.

“Gjykata Kushtetuese, tashmë me ndryshimet kushtetuese, ka krijuar një formulë për krijimin e GJK. KED ka pasur detyrim ligjor e kushtetues për të parë ata kandidatë, për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Neni 125/1 e qartëson saktësisht se duhet që një nga kandidatët e zgjedhur nga KED, duhet të jetë në atë vend. Në listën e dërguar te presidenti, janë dërguar të katër kandidatët që janë kualifikuar.

Lista është dërguar me katër emra për ta bërë sa më transparente të gjithë situatën. Dërgohet lista me të gjithë kandidatët e kualifikuar. Mirëpo, në Kushtetutë është e parashikuar që duhet të zgjidhet mes tre të parave”, tha Gjonaj.

Meta: Po tentohet që të kapet Gjykata Kushtetuese

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT