Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Abuzojnë me emrin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari denoncon publikisht rastet

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Abuzojnë me emrin e “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari denoncon publikisht rastet

Dy vitet e fundit me revolucionin “Fundjavë Ndryshe” shqiptarët kanë filluar të bëjnë bamirësi për ata persona që janë në nevojë duke ndjekur moton “bamirësia nuk të varfëron”. Që prej më shumë se dy vitesh fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka mundur që të ndihmojë mijëra familje për të cilat shqiptarët kanë kontribuar me ndihmat e tyre.  Por nuk kanë qenë të pakta rastet kur është abuzuar nga persona që janë shtirur sikur vijnë nga “Fundjavë  Ndryshe” dhe u kanë marrë para qytetarëve duke i dërguar për organizata të rreme.

Disa nga këto abuzime i ka denoncuar vetë drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Hajdari deklaroi se ka pasur shumë raste që djem dhe vajza të rinj kanë shkuar tek qytetarët për të kërkuar ndihma në emër të “Fundjavë Ndryshe”, në një kohë kur vullnetarët e organizatës që ai drejton nuk mbledhim ndihma në terren. Arbri theksoi se këta të rinj bien pre e mashtrimeve që disa të ashtuquajturave organizata bëjnë duke thënë se janë në bashkëpunim më “Fundjavë Ndryshe”

“Ne i kemi denoncuar, të tilla raste ka pa fund. Edhe nën emrin tonë ka pasur raste që pretendojnë se janë nga “Fundjavë Ndryshe”. Ka raste që njerëz të ndryshëm shkojnë pranë qytetarëve duke u thënë atyre se janë nga “Fundjavë Ndryshe” duke thënë se po mbledhin para për një familje në nevojë, por që shpesh nuk e dinë as vetë se kush është familja.

Ne duam që të orientojmë publikun se ne nuk mbledhim para rrugëve. Sepse nuk është kjo rruga e duhur. Ashtu si dua të përshëndes të gjithë ata të rinj që nuk e dinë se janë preh e një abuzimi dhe e bëjnë atë punë vullnetarisht. Dua që t’i bëj thirrje publikut që të interesohet se kujt po i bën bamirësi sepse 90% e këtyre rasteve që mbledhin ndihma në rrugë janë abuzive,” deklaroi Hajdari. 

Gjatë emisionit Ermali transmetoi një video (kamera e fshehtë) ku shfaqen dy vajza të reja  që mbledhin para në rrugë dhe nëpër shtëpia. Vajzat deklarojnë se vijnë nga shoqata “Mirësi pa kufi” e cila sipas tyre është në bashkëpunim me dy organizata të tjera “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe “Fundjavë Ndryshe”. Këto vajza deklarojnë se janë të sigurta për bashkëpunimin e organizatave. Ato kërkojnë ndihma në emër të një familjeje në nevojë në Elbasan, por nuk dinë se ku ndodhet familja dhe cila është ajo.

Ne video vajzat shihen dhe dëgjohen qartë të thonë: Jemi shoqata “Mirësi pa kufi” jemi në ndihmë të kësaj familjeje, është nga Elbasani, nuk e di nëse e ke parë si rast tek “Shqiptarët për Shqiptarët” ose “Fundjavë Ndryshe”. Ne jemi në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”, jemi tre shoqata bashkë. Nuk jemi vetëm në të dyja që mbledhim fonde është grupi jonë komplet. Bashkëpunimi ndërmjet organizatave është i sigurt.”

Mashtrimin e vajzave e konfirmon vetë drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari i cili deklaron se nuk ka asnjë bashkëpunim me të tillë organizata. Arbri rrëfen edhe vështirësitë që kishte hasur në kontaktimin e kësaj të ashtuquajtur organizatë sepse nuk kishte asnjë adresë. Hajdari deklaroi se kishte kontaktuar me një numër që kishte nxjerrë kjo organizatë në “Facebook’, dhe ai që ishte përgjigjur kishte pranuar se është një shok i tij ai që i bën këto pisllëqe.

“Po i mora në telefon, isha në Amerikë kur ka ndodhur kjo. I gjeta një numër në “Facebook”, emrit gjasme të organizatës. Dhe kur e mora më tha, kush je ti more vëlla. Nuk kam asnjë organizatë unë. I thash se e kam gjetur numrin në “Facebook” me të njëjtin emër. A ndoshta ka qenë një shoku im se ai i bën këto pisllëqe. Unë e kam ditur më tha, ti do ti biesh telefonit tim për bashkëpunim. I thash që të marrë dy goca që mbledhin lekë dhe po abuzojnë me emrin e “Fundjavë Ndryshe”. E di ç’ke më tha po të pres në kafe kur të kthehesh nga Amerika se nuk diskutohen këto gjera në telefon”, deklaroi Arbri duke denoncuar publikisht mashtruesit.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit, Ermal Mamaqi sqaroi se tek “Fundjave Ndryshe” sistemi është i tillë që të gjithë ata që kontribuojnë i dërgojnë vetë ndihmat tek familjet  në nevojë. Pikërisht për këtë arsye “Fundjavë Ndryshe” u kthye në një revolucion për shqiptarët ndaj bamirësisë.

I pyetur më tej, se nëse ka pasur ndonjë rast që janë ‘zënë’ për të varfrin, si psh: “të gjendet një njeri në nevojë dhe të thuhet se do ta ndihmoj unë këtë, do ta ndihmoj unë atë? Ore kujt ia merr t’i të varfrin? Ju ka ndodhur që të keni përplasje, sepse është edhe një emision tjetër televiziv?”, pyeti Mamaqi, por  në përgjigje të pyetjes  Arbër Hajdari u shpreh se:

“Po na ka ndodhur. Kjo është shumë e bukur. Kishte dalë një rast në veri të Shqipërisë, i cili u transmetua të hënën dhe ditën e martë ne i shkuam në shtëpi. Ishte rast me të vërtetë i vështirë, morëm përsipër rregullimin e shtëpisë, personin në fjalë ta dërgonim në spital. Dhe thamë ok, na duhet kohë të organizohemi na duhet një ditë dhe mbas një dite do të kthehemi. Pra atë ditë që ne nuk shkuam sepse do të shkonim ditën pasardhëse, pra të mërkurën kishte shkuar një grup tjetër. Ne ndërkohë i kishim premtuar individit që do të bëjmë me shtëpi. Ndërkohë që emisioni tjetër i kërkonte që duhet të regjistrojmë pasi ne do të bëjmë thirrjen për ty, dhe t’i na trego atë vuajtjen tënde. Dhe ai që u thoshte: “Nuk kam asnjë vuajtje, më kanë thënë që do më bëjnë me shtëpi, çfarë vuajtjesh kam unë”.  Po mirë “na trego hallet”, i kishin thënë sërish. “Ore nuk kam asnjë hall, më kanë mbaruar hallet”,  edhe ne e transmetuam të mërkurën në fakt atë rast. Gjithashtu u transmetua po nga emisioni tjetër të premten, ne e mbajtëm fjalën, i bëmë edhe ndërhyrjen edhe shtëpinë. Por nuk e di se çfarë është bërë me emisionin tjetër. Dua të sqaroj dhe diçka tjetër në lidhje me këtë pjesë. “Fundjavë Ndryshe”, ka pasur një slogan i cili quhej “Shqiptarët për Shqiptarët”. Dhe unë nuk dua që publiku të ngatërrohet me këtë. Ne e kemi regjistruar “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe më pas ky emër u mor dhe u përdor nga një grup tjetër individësh. Dhe unë dua t’i them publikut që emisionet në këtë emër nuk kanë lidhje me “Fundjavën Ndryshe”. Thjeshtë po na përdorin emrin, por nuk kanë lidhje me ne”.

TIRANA TODAY

Tags: abuzojnëarber hajdaridenonconemrinfundjave ndryshepublikishtrastet

TË LIDHURA

Balliu “akuza” Prodës për kapjen e policisë nga krimi: Ju dekonspironi operacionet për…
Politikë

Balliu “akuza” Prodës për kapjen e policisë nga krimi: Ju dekonspironi operacionet për…

14:20 | 17/11/2025
Rama në Hagë, pritet nga homologu i Holandës
Politikë

Rama në Hagë, pritet nga homologu i Holandës

14:07 | 17/11/2025
Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave
Politikë

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave

13:22 | 17/11/2025
Next Post
“Gerald Ford”, gati për të hyrë forcë luftëanija më e shtrenjtë në botë

“Gerald Ford”, gati për të hyrë forcë luftëanija më e shtrenjtë në botë

Video/Shqipëria e Panuçit në errësirë, Ukraina na shënon 4 gola

Video/Shqipëria e Panuçit në errësirë, Ukraina na shënon 4 gola

Rrëfehet vajza që rrahu reperen shqiptare: Po ta kisha gjakosur…

Rrëfehet vajza që rrahu reperen shqiptare: Po ta kisha gjakosur...







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Balliu “akuza” Prodës për kapjen e policisë nga krimi: Ju dekonspironi operacionet për…
Politikë

Balliu “akuza” Prodës për kapjen e policisë nga krimi: Ju dekonspironi operacionet për…

by mirseda
14:20 | 17/11/2025
0

Një përplasje e ashpër shpërtheu sot në Komisionin e Sigurisë, ku deputeti Klevis Balliu akuzoi drejtpërdrejt Drejtorin...

Rama në Hagë, pritet nga homologu i Holandës

Rama në Hagë, pritet nga homologu i Holandës

14:07 | 17/11/2025
Trump: mund të bisedoj me Maduron

Trump: mund të bisedoj me Maduron

14:01 | 17/11/2025
Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave

Berisha: Ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës, nisim sezonin e protestave

13:22 | 17/11/2025
Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

13:15 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com