Kreu i ALUIZNIT, Aratan Lame në një deklaratë të mbajtur për media është ndalur tek skandalet me abuzime tokash në zonat bregdetare.
Lame konkretisht tha se janë rreth 30 mijë/ha tokë që dyshohet të jenë përfituar në rrugë abuzive. Gjithashtu ai u shpreh se qeveria po përgatit një skemë veprimi në zonat bregdetare.
30 mijë parcela gjatë gjithë bregdetit, por edhe zona moçalore e reparte ushtarake, në të cilat ka pasur abuzime, do verifikohen nga ALUIZNI, ATP dhe Hipoteka. Krehje vendimmarrjes abuzive me pronat në bregdet. Qeveria po përgatit një skemë veprimi në zonat bregdetare”, u shpreh Lame.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të interesohen pranë institucioneve përpara se të blejnë një tokë në bregdet.
“Qytetarët të tregohen të kujdesshëm kur blejnë toka në bregdet. Interesohuni pranë Hipotekave, përpara se të blini këto prona, për origjinën e këtyre pronave. Kërkoni informacion pranë ATP, nëse këto janë prona të fituara ligjshëm. Nëse s’ka plane rregulluese në këto zona, mos blini prona. Do t’i kthejmë shtetit tokat e grabitura”, tha Lame duke shtuar se reforma e pronësisë është nga më të vështirat, por e domosdoshme