pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Abuzimi katundaresk me gegnishten”

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga Artan Gjyzel Hasani

Ky shënim merr shkas, përveç shumë arsyeve të njohura në hapësirën shqiptare të debatit gjuhësor, edhe nga një ndodhi e para pak kohëve këtu në Toronto.

Rastisa në një tavolinë me një avokat shqiptar të Maqedonisë dhe më bëri shumë përshtypje shqipja e pastër e tij.

Meqë në atë grup kishte shqiptarë nga veriu, por edhe nga jugu, avokati kalonte lehtësisht nga një dialekt në tjetrin në varësi të personit që kishte përballë.

Çudia u bë më e madhe kur, pas pak ditësh, pata një korrespondencë në email-e me të. Shqipja e tij ishte nga më korrektet që mund të bëhej. Shqipja e shkruar zyrtare pa asnjë cënim dialektor në drejtëshkrim. E pyeta se si shpjegohej që ishte kaq i saktë në gjuhën shqipe, qoftë në dy dialektet kryesore, qoftë edhe në shqipen e shkruar zyrtare dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Unë jam nga Manastiri dhe tradicionalisht në atë qytet flitet një shqipe e pastër dialektore dhe shkruhet shqipja zyrtare. Mësuesit e gjuhës shqipe në shkollat e Manastirit nuk toleronin asnjë deformim të gjuhës së shkruar shqipe të versionit të Kongresit të 1972-shit.  Në Maqedoni për dekada me radhë të shkruarin e saktë të shqipes e kemi parë  si një mjet të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar”.

Po kaloj në temë tani.

Quhet “Gegnisht”,  por në ditët tona është një përzjerje e tipit “tallava” e të gjithë mënyrave të të folurit e te te shkruarit në hapësirën urbane dhe suburbane nga Shkumbini e lart, çdo nëndialekt krahinor, çdo e folur katundi, kodre, mali, çdo e folur lagjeje dhe fisi.

Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajnë “Gegnisht”.

Sa më e deformuar shqipja e tyre aq më “Gegnisht” u tingëllon

Ekspansioni i muzikes dhe kengeve bashkekohore kosovare e coi kete deformim te “Gegnishtes” ne zenit.

Nje tallava gjuhesore qe sot flitet e shkruhet ne trecerekun e hapesires mbareshqiptare.

Bëhet fjalë më shpesh për një “gegnishte” analfabetësh, neglizhentësh, injorantësh apo njerëzish me arsim të cunguar, këtej dhe andej kufirit të Shqipërisë londineze. Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajnë “Gegnisht”. Sipas tyre çdo gjë e shkruar që nuk ngjason me toskërishten apo versionin e shqipes zyrtare është automatikisht “Gegnisht”.

Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë Gegnishtja kaq e bastarduar.

Mendoj se ka ardhur koha të unifikohet Gegnishtja, përndryshe do të katandiset si variant gjuhësor tallava jo vetem i shqipes, por i vete Gegnishtes se Mjedes e korifenjve te dikurshem te atij dialekti magjik.

Nëse diktatura e konsideroi Gegnishten si një vejushë që, pasi ia vrau me perdhune prinderit,  e la të jetonte në izolim total, në ditët e sotme Gegnishtja po trajtohet si një e përdalë të cilën mund ta pallojë cilido, sidomos nga Shkumbini e lart.

E kam thënë edhe herë të tjera, “gegnishtja“e sotme sidomos  ne poezi  është bërë perçja e mediokritetit. Vargje të cilat nëse i kthen në gjuhën shqipe zyrtare nuk kanë asnjë vlerë artistike, por që abuzojnë me tingëllimën poetike që ka ai dialekt, qoftë edhe në versionin bashkëkohor “tallava”.

Do t’u dridheshin eshtrat në varr Mjedjës, Fishtes, Shirokës e Koliqit nëse, falë teknologjisë, do mund t’u përcillnim  poezitë në “gegnisht” të pasardhësve të tyre.

Gjuha zyrtare e shkruar shqipe e dalë nga Kongresi I 1972 mund të jetë e kontestueshme deri në zhbërje për padrejtësinë që iu bë Gegnishtes në favor të Toskërishtes, me shkaqe më shumë politike, se sa gjuhësore. Ka shume prova e shembuj qe e mbeshtesin kete padrejtesi te atij kongresi.

Por duam apo nuk duam, deri sot,  ne atë variant të shqipes së shkruar kemi të pranuar zyrtarisht.

Dhe ka veç një shqipe të shkruar.

Siç ka veç një anglishte te shkruar, një gjermanishte të shkruar e kështu me rradhë.

Nuk është as shpkje shqiptare e as perversion komunist unifikimi I dialekteve në krijimin e një gjuhë të përbashkët të shkruar.

Çdo gjuhë ka disa dialekte, ndonjëherë edhe qindra dialekte, por ka veç një version zyrtar kur bëhet fjalë për gjuhën e shkruar.

Një  gjuhë shkruhet vetëm në versionin e pranuar zyrtar, por mund të flitet në cilindo dialekt sipas preferencës.

Shqiptarët pa dallim dialekti apo përkatësie territoriale, shqiptarë të Shqipërisë londineze, shqiptarë Kosove apo Maqedonie, shqiptarë  nga veriu apo jugu, të gjithë janë të detyruar të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.

Kur shkojnë jashtë vendit ata mësojnë gjuhën zyrtare të shkruar të atij vendi dhe jo dialektet e atyre gjuhëve.

Shqiptarët duhet të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.

Mendoj se duhet të jetë e detyrueshme me ligj që askush nuk mund të marrë diplomën e shkollës së mesme, nëse nuk kalon testin e gjuhës së shkruar shqipe.

Për të folur le të flasin në atë dialekt apo zhargon të shqipes që iu pëlqen.

Dhe pasi të mësojnë te shkruajne gjuhën zyrtare shqipe  atëhere le të shkruajnë edhe në versionin e gegnishtes së Mjedës, Fishtës, Koliqit e mjeshtrave të tjerë që atij dialekti ditën t’i zbulojnë melodiozitetin dramatic nëse kanë aftesi ta bëjnë kete gje..

Gegnishte dhe jo tallava “gegnishteje”.

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026
Aktualitet

“Kam 6 fëmijë dhe…”/ Ish-drejtoresha e Postës përplaset në gjykatë për 69 mln lekët e zhdukura

21:11 | 18/07/2026
Aktualitet

Dy turistë gjermanë bllokohen në malin e Çikës, lëshojnë sinjal SOS

20:52 | 18/07/2026
Next Post

Pistat e hetimit/ Kush e porositi ekzekutimin e 36-vjeçarit shqiptar në Britani

U ekzekutua sot nga efektivi i policisë, zbardhet identiteti i viktimës (Foto)

"E vërtetojnë edhe përgjimet e Zogut të Tiranës", Vasili thirrje SPAK







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com