Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Abuzimet me tenderat, KLSH kallëzon 11 zyrtarët: Shpallën fituese ofertat e larta

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Abuzimet me tenderat, KLSH kallëzon 11 zyrtarët: Shpallën fituese ofertat e larta

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në ishkomunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen, të Lezhës dhe 3 zyrtarë në Bashkinë Këlcyrë. Kallëzimet penale në ish-komunat e Bashkisë së Lezhës janë bërë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi shkelje me tenderat me dëm ekonomik në vlerën e 24,3 milionë lekëve.

Audititi në këto ish-komuna i përket periudhës janar 2013-korrik 2015. Sipas KLSH, në ish-komunën Blinisht u gjetën shkelje në tenderin për “Rikonstruksionin i rrugës së shkollës Kallmet i madh (faza I)”, me fond limit 2,266,224 lekë, në ish-komunën Ungrej “Ndërtim ure auto 2HD, 10 m mbi përroin e Kalivaçit”, me fond limit 10,085,039 lekë.

Sipas KLSH-së, janë kryer veprime me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit, për vlerën 14,984,750 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fituese e kompanisë me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim në tender.

Në ishkomunën Zejmen janë kryer shkelje me dëm ekonomik në vlerën 1,964,300 lekë, duke mos justifikuar me dokumentacion ligjor burimin e përdorimit të tyre. Për të gjitha këto shkelje, KLSH bëri kallëzim penal ndaj 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në ish-komunën Blinisht për 5 (pesë) zyrtarë dhe ish-zyrtarë; N. K. me detyrë ish-sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e kryetarit të KVO, S. L., me detyrë administrator, në cilësinë e anëtarit të KVO; F. M. me detyrë specialist në Zyrën e Taksave Vendore, në cilësinë e anëtarit të KVO; E.O. me detyrë ish- arkivist, në cilësinë e anëtarit të KVO; N. Ll. me detyrë specialist pyjesh në cilësinë e anëtarit të KVO. Në ish-komunën Ungrej, për 4 (katër) zyrtarë: Gj. Gj. me detyrë administrator, D. D., me detyrë ishpërgjegjës i Zyrës së Financës, në cilësinë e kryetarit të KVO; Gj. N. me detyrë nëpunës i Gjendjes Civile; Z. P. me detyrë ish-sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-komunën Zejmen për 2 (dy) ishzyrtarë: A. B. me detyrë ishkryetar i Komunës dhe V. B. me detyrë ish-përgjegjës i Zyrës së Financës. Shkelje me tenderat u gjetën edhe në Bashkinë Këlcyrë për periudhën janar 2016 deri në dhjetor 2017. Për abuzimet në 17 tendera, dëmi ekonomik llogaritet në vlerën e 37,3 milionë lekëve.

Për këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi 3 zyrtarë të Bashkisë Këlcyrë, A. L., me detyrë specialist i Kadastrës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), R. H. me detyrë përgjegjëse e Zyrës së Taksave Vendore, në cilësinë e anëtarit të KVO dhe A. Q. me detyrë inspektor i Taksave Vendore./Panorama/

Tags: 11 zyrtarëtabuzimetfituesekallëzonklshlartaofertatshpallentenderat

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”
Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave
Aktualitet

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
Next Post
Doni të merrni kredi? Lehtësohen procedurat

Doni të merrni kredi? Lehtësohen procedurat

Video/Gabimi i rëndë i qeverisë, i kushtoi shtrenjtë familjes shqiptare

Video/Gabimi i rëndë i qeverisë, i kushtoi shtrenjtë familjes shqiptare

Emri/Në gjendje të dehur, skraparlliu dëmton mjetin e policisë tip “Volkswagen”

Emri/Në gjendje të dehur, skraparlliu dëmton mjetin e policisë tip “Volkswagen”







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com