Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Absurditeti shqiptar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Absurditeti shqiptar

Nga: Artur Ajazi

Tranzicioni demokratik në Shqipëri, është pak ta thuash, se vazhdon të shoqërohet me absurditete, që nisin nga politika, ndryshimet sociale, ligjore, dhe gjithçka lidhet me problemet që lindin çdo ditë. Bëhen zgjedhje, nuk pranohet rezultati, mohojnë pjesëmarrjen, sulmojnë fituesit.

Formohet qeveria, akuzojnë ministrat, dalin në sheshe për kauza absurde “mandatet e vjedhura”. Nis një investim, bllokojnë rrugën, përleshen me policinë, dalin me megafon në oborrin e Parlamentit, ftojnë ministrat dhe deputetët të dalin nga salla, ndryshe do ti gjejë “belaja”.

Shpallet një projekt që lehtëson trafikun, strehimin, punësimin, që gëzon fëmijët dhe rininë, nisin protestat, shajnë me libër shtëpie kryetarin e bashkisë, projektuesit, zbatuesit, kryeministrin. Ftohen të takojnë kreun e qeverisë, zihen dhe ofendojnë njëri-tjetrin, duke mos rënë dakort për ata që do të kenë fatin “të takojnë të madhin”. U japin ofertën e zgjidhjes së problemit, u afrojnë kontratën joshëse, por sërish nuk pranojnë pasi duan “thelë të madhe”. Dhe pa asnjë të drejtë morale, ligjore dhe kanunore po të duan, dalin dhe ulurasin, kërcënojnë dhe japin ultimatume. Por shteti dhe ligji veprojnë. Ata pastaj bien në ujdi, por rrumpallën e bënë, dhuna verbale dhe fizike dha efektet e veta. Mes tyre shohim ata,“shpëtimtarët e situateve”, që sapo erdhën në pushtet në 1992, lëshuan kushtrimin “zbrazni fshatrat, mos punoni tokat, shisni gjithçka dhe ejani në Tiranë, këtu keni toka, banesa, magazina, dhe pasaportizohuni, ju i duheni partisë”. Dhe ashtu bënë.

Erdhën, zunë trojet dhe tokat e ish-pronarëve, ndërtuan, u zgjeruan, e pasaportizuan. I kthyen edhe kallashin në disa raste ish-pronarit që erdhi i tronditur të kërkonte llogari “ç’kërkoni në tokën time”. Dhe ja pas kaq vitesh, nuk dëgjojnë të largohen, nuk pranojnë të marrin as ofertën e mrekullueshme të bashkisë apo qeverisë. Sërish mes tyre ata, që shkaktuan rrumpallën urbane, ata që qeverisnin duke zaptuar troje dhe pasuri ligjore, duke mos pyetur për askënd.

Prej 30 vitesh, mbi 1200 ish-pronarë dergjen dyerve dhe korridoreve të prokurorive dhe gjykatave, tundin letrat origjinale të pronave dhe nuk i marrin dot. Përse? Sepse u janë zaptuar, u janë tjetërsuar nga ata që sot bëhen “avoketër” të atyre që braktisën fshatrat dhe erdhën në Tiranë, Durrës, e gjetkë për “jetë qyteti”, pa e ditur çfarë i priste. Pa e ditur se, “jeta në qytet, ashtu si në fshat, ka ca norma, rregulla dhe ligje”. Dhe absurditeti vazhdon.

Nuk ndalen tubimet e atyre, që ngritën në tokën me pronar, vilat 2 dhe 3 katëshe, lokalet, dhe bizneset, duke thënë se “i kemi me leje, i kemi blerë me para në dorë nga persona që nuk i njohim, duam dëmshpërblim 100 per qind”. Por harrojnë se, ish-pronarët (shumica e të cilëve sot nuk rrojnë si pasojë e rropatjeve) kanë 30 vjet që nuk marrin as 1 cm tokë, që e kanë me tapi Turqie apo Mbretërie të trashëguara nga gjysh-stërgjyshi. Një prej kërkesave të vazhdueshme të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian për të gjitha qeveritë e Shqipërisë prej 30 vitesh, mbetet ajo e “rikthimit të pronës tek i zoti”, si kusht i vazhdimit të procedurave integruese, dhe thithjes së investimeve të huaja. Nuk mund të mendosh dhe besosh se, sot pas afro 31 vitesh nga përmbysja e sistemit komunist, të vazhdosh të trajtosh zaptuesit e pronave të ligjshme, si “viktima”, dhe të trajtosh si “njerëz të bezdizshëm” ata që presin tu rikthehet prona e të parëve.

Tirana dhe çdo qytet i vendit, duhet të çlirohet nga mentaliteti absurditetit dhe shpresa e venitur e atyre që zbritën, zaptuan dhe legalizuan, pa zbatuar ligjet trojet e ish-pronarëve. Në demokraci, shteti ligjor nuk e pranon dhe legjitimon zaptuesin si “viktimë”. Çdo i tillë, duhet të përballet me penalitete dhe jo “avokati” që synon destabilizimin, pengimin dhe bllokimin e investimeve që i shërbejnë shumicës së popullsisë vendit.

Tags: Artur AjazishqiperiTranzicioni demokratik

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Debate në Komisionin për Inceneratorët/Pagat 7 mijë euro, më të larta se tregu

Debate në Komisionin për Inceneratorët/Pagat 7 mijë euro, më të larta se tregu

Gjyqtarja kërkon pafajësi: Gjyqi, sulm politik nga Rama

Gjyqtarja kërkon pafajësi: Gjyqi, sulm politik nga Rama

“Do e nxjerrim me pekule”/Zbardhet strategjia e Bashës për të penguar protestën

Inkoherenca e papërballueshme e Bashës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com