Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

15:40 | 26/04/2022
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Abazoviq prezanton programin e punës së Qeverisë së re

Shtylla kyçe të Qeverisë së re të Malit të Zi do të jenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, tha mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq, në ekspozenë e dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet më 28 prill në Cetinë.

Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Qeveria e re pritet të ketë 46 deputetë, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Qeveria pritet të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.

Por, ajo kundërshtohet fuqishëm nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, si dhe Demokratët – dy subjekte që kanë përbërë koalicionin e deritashëm qeveritar.

Në ekspozenë e Abazoviqit thuhet se në tremujorin e parë të punës së Qeverisë së re, është planifikuar një projektligj për regjistrimin e popullsisë, në përputhje me standardet evropiane.

Regjistrimi i popullsisë shkakton tensione në Mal të Zi, sepse për një pjesë të opinionit politik ai nuk është çështje statistikore, por çështje e regjistrimit kombëtar dhe fetar.

Në fushën e prioriteteve të politikës së jashtme, Abazoviq përmend formimin e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, me qëllim të, siç thuhet, koordinimit dhe komunikimit më të mirë me strukturën negociatore të BE-së.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar [në BE] dhe se me vendime urgjente, por të mençura, mund të bëhet anëtar i plotë së shpejti”, tha Abazoviq.

Në mesin e prioriteteve të Qeverisë së tij përmendet edhe marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, pastaj Ligji për origjinën e pronës, reforma zgjedhore, rishikimi i gjendjes aktuale në arsim dhe kulturë, e të tjera.

Abazoviq është propozuar për kryeministër të Qeverisë së re të Malit të Zi më 3 mars, nga presidenti i këtij vendi, Millo Gjukanoviq.

Paraprakisht, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së deriatëhershme ka kaluar në Kuvend me votat e URA-s së Abazoviqit dhe të opozitës së udhëhequr nga DPS-ja e Gjukanoviqit.

Qeveria e rrëzuar, e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion mes Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Kjo Qeveri ka pasur një shumicë të ngushtë në Kuvend – prej 41 deputetësh – por ka kthyer DPS-në në opozitë pas tri dekadash.

Dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt pas formimit të tij dhe palët shpesh nuk kanë qenë të njëzëshme në vendime. /evropaelire

Tags: Dritan Abazoviqmali i ziQeveria

TË LIDHURA

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

15:49 | 30/06/2022
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi
Bota

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh
Kryesore

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Next Post
Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për sot

Mot i kthjellët dhe rritje temperaturash për sot

Rifillon furnizimi me gaz në Poloni

Rifillon furnizimi me gaz në Poloni

Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Ukrainës

Kievi ende kontrollon pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Ukrainës

JU REKOMANDJOMË

Telegraph: Brexit mund t’i kushtojë Britanisë 40 miliardë euro

Telegraph: Brexit mund t’i kushtojë Britanisë 40 miliardë euro

5 vjet ago
Meta anuloi zgjedhjet, opozita e re shtrohet për drekë

Meta anuloi zgjedhjet, opozita e re shtrohet për drekë

3 vjet ago
Angli/ Vidhet tualeti prej ari (foto)

Vjedhja misterioze, vijojnë hetimet për tualetin e arit në Angli

3 vjet ago
Viti i Ri me taksë të re banese, do të paguani më shumë në 2018-ën

Viti i Ri me taksë të re banese, do të paguani më shumë në 2018-ën

5 vjet ago




TË FUNDIT

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

by Mar Si
15:49 | 30/06/2022
0

Pas qëndrimit publik të presidentit francez Macron, ku tha se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për...

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

15:03 | 30/06/2022
Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

14:38 | 30/06/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com