Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Abazoviç thotë se nuk do të japë dorëheqje

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Abazoviç thotë se nuk do të japë dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pas humbjes së mbështetjes në Parlament nga ana e Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për Qeverinë e tij.

Më 20 korrik, këto parti kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqje, gjatë fjalimit të Abazoviçit në Kuvend.

Zëvendëspresidenti i DPS-së, Jevto Erakoviq, ka thënë se ata patën mbështetur një qeveri të pakicës, ashtu që Mali i Zi të drejtohet kah Bashkimi Evropian, por ka shtuar se “kjo nuk është ajo rrugë, por një greminë”, andaj i ka bërë thirrje Abazoviqit që të japë dorëheqje.

“Nuk do të jap dorëheqje derisa të vendosë parlamenti”, i është kundërpërgjigjur Abazoviç.

Arsyeja e mosmbështetjes është vendimi i Qeverisë për të miratuar tekstin e Marrëveshjes Themelore, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd, diçka që këto parti kundërshtojnë.

Ndonëse Qeveria ka miratuar këtë dokument më 8 korrik, pas diskutimeve të Abazoviçit me presidentin e shtetit, Millo Gjukanoviq, është arritur pajtueshmëri më 19 korrik që para nënshkrimit të konsultohet opinioni i ekspertëve dhe të kontrollohet baza ligjore.

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviçit.

Qeveria malazeze e ka miratuar Marrëveshjen Themelore vetëm dhjetë ditë pas takimit të Abazoviqit me Patriarkun Porfirije në Serbi, i cili ka theksuar se “është arritur marrëveshje e plotë me Qeverinë për tekstin e Marrëveshjes Themelore”.

Abazoviç – Qeverinë e të cilit e mbështesin partnerët perëndimorë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk ka marrë mbështetje të qartë nga Brukseli dhe Uashingtoni për miratimin e Marrëveshjes Themelore.

Më 11 korrik, Qendra për Edukim Qytetar ka prezantuar një sondazh të opinionit publik, i cili ka nxjerrë në pah se vetëm 11 për qind e qytetarëve kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë. / evropaelire

Tags: Dritan Abazoviçkryeministri i Malit te Zi

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Haklaj: Mos bini pre e teorive konspirative që përhap berishizmi, SHBA nuk bashkëpunon me “non gratën”

Haklaj: Mos bini pre e teorive konspirative që përhap berishizmi, SHBA nuk bashkëpunon me “non gratën”

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

Sulmet kibernetike/Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete (VIDEO)

Sulmet kibernetike/Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

by mirseda
19:46 | 21/02/2026
0

Qindra myslimanë u mblodhën në Times Square të New Yorkut për të bërë iftar dhe për të...

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com