Adolf Hitleri nuk vdiq në bunkerin e tij nëntokësor të Berlinit më 30 prill 1945. Vetë FBI-ja amerikane ka pretenduar se lideri nazist nuk kreu vetëvrasje, dhe se testet e ADN-së të kryera mbi kafkën që mendohej se i përkiste Hitlerit, dëshmojnë se ajo nuk ishte e tija, por e një gruaje në të 40-at.
Ja cilat janë disa nga teoritë konspirative, disa prej tyre të “çmendura”, mbi fundin e udhëheqësit të tmerrshëm nazist.
- Hitleri u arratis dhe vdiq në Spanjë
Ka tashmë shumë pretendime, se Hitleri u arratis në Spanjë me një avion, në një operacion të kordinuar nga gjenerali fashist Francisko Franco. Sipas ish-senatorit Stefan Aceituna (shoferi i gjeneralit Franko), Hitleri mbërriti në aeroportin e Madridit mbrëmjen e 30 prillit 1945. Ai vdiq shumë vite më vonë, dhe u varros në një varrezë në Galici, në veriperëndim të Spanjës.
- Hitleri u arratis në një bazë në Arktik, ose në Antarktidë
Ka shumë pretendime se Antarktida ishte një bazë naziste para Luftës së Dytë Botërore. Por edhe në Polin e Veriut, ka gjithashtu vende që njihen si baza sekrete të nazistëve. Sipas disa studiuesve, anomalitë magnetike në këto zona, sugjerojnë mundësinë e një qyteti apo baze të fshehtë. Prej këtej rrjedh edhe teoria se Hitleri mund të jetë strehuar aty derisa vdiq.
- Hitleri vdiq nga sëmundja e Parkinsonit
Sëmundja e Parkinsonit, është një çrregullim degjenerues, që ndikon në sistemin nervor. Ajo e prek gradualisht pacientin, dhe në fund mund të çojë në vdekje për shkak të ndërlikimeve dytësore. Dihet se Hitleri ka vuajtur prej saj për 10 vjet, edhe pse kjo mbahej sekret nga ndihmësit e tij. Shëndeti në rënie i diktatorit nazist, mund të ketë çuar në rënien e tij nga pushteti, por edhe në vdekjen e tij.
- Hitleri u arratis fshehurazi në Hënë
Tema e nazistëve që u arratisën në hapësirë, ishte qëndrore në librin “Anija Galileo” nga Robert A.Heinlein. Libri u botua dy vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, dhe aty pretedohet se nazistët e kolonizuan Hënën. Sipas autorët, nazistët kishin një bazë të fshehtë në Hënë, dhe se Hitleri u dërgua atje duke përdorur teknologjinë raketore. Sipas këtij libri, Hitleri jetoi në një bazë hënore nëntokësore.
- Hitleri u arratis në hapësirë, së bashku me alienët
Një agjenci iraniane e lajmeve, pretendon se alienët e ndihmuan dikur Hitlerin dhe nazistët. Agjencia e lajmeve FARS, pretendon se nazistët kontrolloheshin tërësisht nga alienët, të cilët tani janë duke kontrolluar qeverinë amerikane, nga baza e tyre aliene në Nevada. Edhe para Luftës së Dytë Botërore, Edgar Rajs Baroi satirizoi nazistët, duke vendosur në librin e tij një fraksion fashist politik të quajtur “Zanis” në planetin e Venusit.
- Hitleri u varros në Kashmir, rrëzë maleve Himalaja
Kjo teori është e kohëve të fundit, saktësisht e vitit 2015, dhe është artikuluar nga shkrimtari, historiani dhe ish-zyrtari i Kashmirit, Faruk Renzu Shah. Shkrimtari beson se Hitleri u njoh me Maharaxhanë e atëhershëm të Kashmirit nga luftëtari i lirisë Azad Hind Fauj. Shkrimtari beson se Hitleri ndërroi jetë në Kashmir, dhe është varrosur në një varr të panjohur në Rozabal. Sipas Shahut, varri quhet Yasuh (Jezus).
- Hitleri i rremë vdes në Berlin
Gazeta amerikane “The New York Times” shkruan në numrin e saj të datës 26 prill 1945:“Sozia e Hitlerit, thotë se është gati të vdesë në vendin e tij”. Sipas medias bëhet fjalë për ish-tregtarin August Vilhelm Bartold, që po përgatitej të vdiste në emër të Fyhrerit, duke lejuar që fundi i Hitlerit të falsifikohej për brezat e ardhshëm.
- Arratisja e supozuar në Argjentinë
Libri “Ujku i murrmë: Arratisja e Adolf Hitlerit” me bashkë-autorë britanikët Sajmën Danstan dhe Gerard Uilliams, pretedon se Hitleri dhe gruaja e tij Eva Braun, u arratisën nga Berlini në Argjentinë, dhe nuk kryen vetëvrasje. Sipas librit, deri në fillim të viteve 1960 Hitleri, u fsheh në Hacienda San Ramon. Çifti vdiq për shkak të moshës së thyer. Në fakt, shumë nazistë u arratisën në vendet e Amerikës së Jugut, dhe kjo tenton të mbështesë, faktin që edhe Hitleri bëri të njëjtën gjë.
- Hitleri u arratis nga bunkeri i tij në Berlin, dhe vdiq në Amerikën e Jugut në moshën 95 vjeçare
Një libër i ri, i shkruar Simoni Renee Guerreiro Dias, nga pretendon me dëshmi fotografike, se Hitleri u arratis nga bunkeri i tij nëntokësor në Berlin, dhe vdiq në Amerikën e Jugut në vitin 1984, në moshën 95-vjeçare. Besohet se ai jetoi në një qytet të vogël afër Brazilit dhe në kufi me Bolivinë, me të dashurën e tij me ngjyrë Kutinga.
- Hitleri kreu vetëvrasje me bashkëshorten, në bunkerin e tij në Berlin
Kjo është edhe historia zyrtare mbi fundin e Hitlerit. Më 30 prill 1945, Fyhreri kreu vetëvrasje duke qëlluar veten me pistoletë në bunkerin e tij nëntokësor. Çifti i porsa-martuar, jetoi rreth 40 orë së bashku në bunker, para se vetëvritej.
Sipas udhëzimeve paraprake nga Hitleri, trupat e Hitlerit dhe gruas së tij u dogjën me benzinë jashtë bunkerit, në kopshtin e Kancelarisë së Rajhut. Mbetjet e djegura të gjetura nga ushtarët rusë, u mbyllën në arkivat sovjetike deri në vitin 1970, kur pjesa më e madhe eshtrave u zhduk.