Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

A u vra nga KGB-ja sovjetike, shkrimtari francez Albert Kamy?

4 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, TT, W-Instant
A u vra nga KGB-ja sovjetike, shkrimtari francez Albert Kamy?

Shkrimtari i famshëm francez, Albert Kamy, vdiq në një aksident me makinë më 4 janar 1960, por rrethanat e sakta kanë qenë gjithnjë një mister. Botuesi i tij, Mishel Galimar, ishte në timon kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

Nobelisti vdiq në vend, ndërsa botuesi i tij ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital. Në vendngjarje, policia zbuloi një dorëshkrim të papërfunduar të Kamy me titull “Njeriu i parë”, një roman gjysmë-autobiografik bazuar në fëmijërinë e shkrimtarit në Algjeri. Në vitin 1978, shkrimtari Herbert Lotman vuri në dyshim rrethanat e çuditshme të vdekjes së Kamysë, në biografinë e tij mbi autorin.

“Aksidenti duket të jetë shkaktuar nga një shpërthim apo nga ndonjë aks i thyer qëllimisht”, shkroi ai. “Ekspertët u çuditën nga aksidenti tragjik, i ndodhur përgjatë një rruge të drejtë 17 metra të gjerë, dhe me shumë pak trafik në kohën e aksidentit.

Së fundmi ishte shkrimtari dhe akademiku italian Xhovani Kateli, ai që pretendoi se vdekja e Kamysë ishte me siguri e motivuar politikisht.

Aleanca KGB-Francë

Në librin e tij “La mort de Camus” (Vdekja e Camus), botuar në fillim të vitit 2019 në frëngjisht, Kateli mbështetet mbi një teori që ai e botoi për herë të parë në të përditshmen “Corriere della Sera” në vitin 2011.

Ai pretendon se vdekja e Kamysë ishte rezultat i një aleance midis spiunëve të KGB-së dhe qeverisë franceze, e cila ishte e etur të ruante marrëdhëniet e saj të mira me Bashkimin Sovjetik.

Ai i bazon pretendimet e tij në shënimet që zbuloi në ditarin e poetit dhe përkthyesit çek Jan Zabrana, që shkruan se një “burim i mirë informuar” i kishte thënë atij se KGB-ja kishte sabotuar një gomë në makinën ku udhëtonte Kamy me “një mjet që e shpoi gomën pikërisht në kohën kur makina po udhëtonte me shpejtësi të madhe”.

Sipas Zabranas, ishte Dimitri Shepilov, Ministri i Brendshëm i Bashkimit Sovjetik, ai që dha urdhrin për ta vrarë Kamynë, pas një artikulli që ai shkroi për revistën franceze “Franc-Tireur” në marsin e vitit 1957, në të cilin ai shprehu kundërshtimin e tij ndaj regjimit sovjetik.

Një zë kritik që mërziti sovjetikët

Kateli kaloi vite të tëra duke hulumtuar dhe verifikuar rrëfimin e Zabranës. Ai intervistoi edhe të venë e Zabranës, Marian, si dhe hetoi infiltrimin e KGB-së në Francë. Një kapitull në libër përqendrohet në dëshminë e dorës së dytë nga avokati francez Zhak Verzhe, që mbrojti në mënyrë të diskutueshme disa kriminelë lufte.

Verzhe i tha avokatit italian Xhuliano Spacali se ai ishte i sigurt që Albet Kamy ishte eleminuar nga KGB-ja sovjetike. Në një intervistë për “Linactuelle.fr”, Kateli tha se ai ishte “gati i sigurt se përplasja nuk mund të ishte aksidentale”.

“Unë besoj se KGB-ja hartoi një plan për ta eleminuar atë në kohën e skandalit të provokuar nga pushtimi i Hungarisë.

Por unë mbetem i bindur, se ajo që i bindi ata për të ekzekutuar shkrimtarin, ishte vizita e Nikita Hrushovit në Paris, në marsin e vitit 1960: qeveritë franceze dhe sovjetike donin të afroheshin më shumë me njëra-tjetrën, kundër SHBA-së”- shton ai.

“Mos harroni se në vitin 1966, ishte presioni i fshehtë i sovjetikëve, që e bindi De Golin të largohej nga NATO. Qeveritë franceze dhe sovjetike, si dhe Partia Komuniste Franceze, shpenzuan disa muaj për përgatitjen e vizitës së udhëheqësit sovjetik. Ajo kishte për qëllim të vuloste miqësinë midis Francës dhe Bashkimit Sovjetik. Ndaj nuk mund të lejohej asnjë zë kritik”, shton Kateli.

Përkrahës i kryengritjes hungareze

Kamy kishte qenë në rininë e tij një anëtar i Partisë Komuniste Franceze. Por më vonë botoi artikuj në disa komente anarkiste si “Le monde libertaire”, “La révolution prolétarienne”. Nga vjeshta e vitit 1956 e në vazhdim, ai doli publikisht në krah të kryengritjes hungareze dhe ishte kritik ndaj veprimeve të Moskës.

Kamy mbështeti shkrimtarin disident rus Boris Pasternak. “Ai kishte shumë armiq në mjedise të ndryshme. Revolucionarët algjerianë, Bashkimi Sovjetik, komunistët francezë, reaksionarët dhe OAS, që të gjithë kishin arsye t`a eliminonin”, thotë Kateli.

Një hipotezë e diskutueshme

Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, Kateli e pranon se vajza e Kamy nuk e ka mbështetur teorinë e tij, megjithëse asaj i është dhënë një parathënie mbështetëse nga shkrimtari amerikan Pol Oster, që vlerëson “investigimin e hollësishëm” të Katelit.

Ndërkohë, filozofi francez Mishel Onfrej, autor i një biografie mbi Kamy, mbetet skeptik ndaj pretendimeve të Katelit. “Unë nuk mendoj se kjo hipotezë është e besueshme”, tha ai.

“KGB-ja i kishte mjetet për t`a hequr qafe në një mënyrë tjetër Albert Kamynë”, shton ai.

Onfrej theksoi se Kamy nuk kishte planifikuar të udhëtonte me makinë në ditën fatale të aksidentit, por supozohej të udhëtonte me tren. “Ai kishte në xhep biletën e trenit, dhe vetëm në momentin e fundit vendosi të kthehej në shtëpi me Mishel Galimar. Me siguri që sovjetikët donin t`a hiqnin qafe, por jo në atë mënyrë”, mendon ai.

Burimi i lajmit: https://www.rfi.fr/en/france/20191206-french-writer-albert-camus-death-kgb-soviet-spies-conspiracy-italian-giovanni-catelli

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Albert KamyKGB-ja sovjetikeshkrimtar francez

TË LIDHURA

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Analizë

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

09:00 | 27/06/2025
Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar
Kryesore

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar

10:58 | 26/06/2025
Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint
Kultura

Gonxhja: 77% më shumë vizitorë se një vit më parë në Butrint

10:38 | 25/06/2025
Next Post
Viti 2021 fillon me 15% rritje page për mësuesit

Viti 2021 fillon me 15% rritje page për mësuesit

Si ka nisur ky vit për euron, paundin dhe dollarin

Si ka nisur ky vit për euron, paundin dhe dollarin

Kosovë/ 7 humbje jete dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit

7 viktima dhe 169 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump
Bota

Deklaratat e Putinit mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi, ja si i vlerëson Trump

by mirseda
16:02 | 28/06/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vlerësuar lart deklaratat e bëra nga Presidenti rus, Vladimir Putin, në...

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

Trupi i TikTok-eres 19 vjeçe gjendet i copëtuar në një qese

15:43 | 28/06/2025
KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

KËRCASIN ARMËT NË LEZHË/ I riu nuk i ndalon postbllokut

15:20 | 28/06/2025
Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në Shkup

14:55 | 28/06/2025
Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

13:36 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com